Nana çuditet nga halla e Jamanit, e cila i kërkon që të mos e trajtojë më Jusufin si fëmijë por le të marrë përgjegjësinë e një mashkulli që duhet të mbrojë familjen. Nana është komplet kundra atij mendimi dhe këtë e shpreh me shumë qetësi.
Duke e lënë me aq atë bisedë, Nana vazhdon ditën dhe merr nga posta dhuratën që i ka bërë Jamanit, në shenjë falenderimi. Teksa ia dorëzon, ajo i thotë se ai është babai i asaj familjeje dhe me ato fjalë, depërton shumë thellë tek Jamani.
Sakaq, në anën tjetër ndodhet Aisheja, që po mashtrohet kokë e këmbë nga Koraji. Atë e ka pranë vetes kur mëson ndërmjet një mesazhi nga banka se karta saj është vjedhur dhe me atë kartë është marrë një kredi marramendëse.
Menjëherë dalin nga shtëpia për t’a zgjidhur situatën në bankë por fillimisht përplasen me Feritin, i cili i del para Korajit, e grushton duke e gjakosur dhe e akuzon për gjithë kurthin që ai ka bërë, por Koraji e mohon dhe Aisheja e beson atë.