AMANETI/Feriti kërkon rikthim me Aishen

Feriti fton në shtëpi Aishen me familjen e saj dhe që në natën e parë, tenton t’i rikujtojë Aishes sa të lumtur kanë qenë bashkë, por Aisheja, e cila ende beson se ai e ka tradhëtuar, nuk pranon të afrohet fare me të.

Gjatë asaj kohe, Jamani i është vënë nga pas Nanës dhe Lukës në darkimin e tyre në restorant, ku justifikohet se do bëjë një mbledhje pune ndërkohë që ruan amanetin e Azizit, Nanën, por kjo e fundit thotë se nuk ka nevojë për mbrojtje.

Jamani kthehet në shtëpi dhe kërkon nga Feriti që të kontrollojë nëse Luka ka bërë denoncim për humbje pashaporte, gjë që Feriti ia ngarkon Ibos dhe ky i fundit ngatërron emrin, duke i dhënë Jamanit informacion të gabuar.

Jamani kërkon llogari nga Luka derisa i vjen mesazhi i Ibos me korrigjimin e informacionit. Luka merr valixhen për t’u larguar por për t’a pasur më nën kontroll, Jamani e fton të qëndrojë dhe pranon gabimin e tij, në një kohë që nuk e di se Nedimi sapo ka marrë një valixhe me para sepse e ka shitur Jamanin.