Nana nuk heq dorë nga takimi që do bënte, prandaj dhe del fshehurazi nga shtëpia. Ajo mendon se të gjithë kanë fjetur por në të vërtetë ka Jamanin nga pas. Për fat, Jamani nuk mërzitet dhe nuk i largohet për gjatë gjithë rrugës.
Në një moment, ajo rrezikon shumë sepse disa djem të pajisur me thika i dalin përpara. Për të shpëtuar Nanën, Jamani plagoset vetë por në fund ia del. Sëbashku, ato të dy shkojnë në spital, ku dhe do kalojnë natën.
Sakaq, në anën tjetër ndodhet Aisheja që bindet nga Feriti për t’ia filluar njohjes nga e para. Feriti fillimisht flet për fëmijërinë e tij të vuajtur, më pas e pyet Aishen se çfarë ka pëlqyer tek Koraji që është martuar me të.
Përgjigjia e Aishes se Koraji është një shok shumë i mirë, do e qetësojë Feritin sepse do e bindë që ajo nuk ka qenë asnjëherë e dashuruar pas tij dhe kjo i mjafton.