Nedimi përgatit një plan të mirëfilltë kundër Jamanit dhe këtë e bën sëbashku me Idrisin. Sipas tyre, ndërmjet kamerës që kanë futur fshehurazi në zyrë, ato do rregjistrojnë shtrëngimin e dorës së Jamanit me një kriminel droge.
Jamani asnjëherë nuk ka pranuar të punojë me të tillë njerëz ndaj dhe Nedimi do t’a godasë aty por Jamani e njeh ortakun që i kanë sjellë dhe e largon që aty duke i drejtuar një armë.
Sapo kthehet në shtëpi, Nedimi i shkon gjoja për t’a pyetur nëse ka nevojë gjë dhe në atë çast, Jamanit i lind dyshimi se armiku tij i ri mund të jetë Nedimi. Ky i fundit, para se të largohet, i rrëfen dashurinë Nanës.
Nana i përgjigjet e frustruar se ku e gjeti ai guximin për diçka të tillë dhe ato fjalë shtojnë aq shumë mllef tek Nedimi saqë atë natë, ai i vendos nga pas Jamanit disa të armatosur. Teksa tenton t’ia mbathë prej tyre, Jamani bie nga një humnerë dhe lajmin e humbjes së tij, e sjell Feriti në shtëpi.