Feriti tërbohet teksa shikon Korajin që shkon të vizitojë në spital Aishenë. Ai përveç se e largon nga aty ai arrin dhe ta godasë fizikisht. Sakaq, Feriti nuk mjaftohet me kaq por me lidhjet e tia arrin ta arrestojë atë.
Feriti mllefoset edhe më tepër kur shikon dhe dëgjon teksa Didemi i uron vdekjen Aishesë. Për fat të keq, kjo e fundit pëson një përkëqesim të gjendjes shëndetësore. Nga ana tjtër ndodhet Nana dhe Jamani ku po planifikojnë sbashku me Jusufin një udhëtim.
Ata kanl vendosur të shkojnë në qytetin e lindjes së Nanës ku këtë gjë halla Akça nuk është aspak dakort. Kjo e fundit i thotë atij se ky udhëtim do jetë në dëm të tij pasi do i rrisë shpresat Nanës por Jamani ka bindje se një gjë e tillë vështirë të ndodhë.
Pas pak çastesh, Jamani anullon një mbledhje pune dhe këtë e dëgjon Nana. Kjo mbledhje dukej se ishte tepër e rëndësishme për Jamanin pasi bëhej fjalë për shumë miliona parash. Ai është i bindur se nuk ka asgjë më më rëndësi se udhëtimi që ai ka planifikuar me Nanën dhe Jusufin.