Feriti kujdeset me devotshmëri për Aishen por jo vetëm; ai gjithashtu kujdeset për Doanë, ndonëse nuk e di aspak se është vajza tij biologjike. Teksa ai qëndron pranë tyre, Doanë e zë temperatura por merr kujdesin e duhur prej tij.
Sakaq, në anën tjetër ndodhet Jamani i cili po përpiqet shumë t’a zbusë kryeneçësinë e Nanës por është shumë e vështirë. Kur kthehet në zyrë, ai shikon se Nanën e ka zënë gjumi në kolltukun e tij.
Jamani afrohet pranë saj për t’a mbuluar dhe atë moment e shikon si dhe e kupton edhe hallë Akça, e cila për çudi nuk zemërohet aspak, përkundrazi. Por, ajo që ato nuk dinë, është se brenda në shtëpi u është futur një armik.
Ai është një prej rojeve, i cili është blerë nga Nedimi me para, që të mund t’a dëmtojnë Jamanin. Ndryshe prej tij, Nedimi e bën për hakmarrje dhe jo për para, siç e bën edhe Idrisi.