Nana arrin të shkojë brenda në kòmisariat dhe të bëjë denòncimin për vràsjèt që ka kryer Idrisi, ndonëse me prova ka vetëm vràsjèn e Azizit. Vollkani e rregjistron denòncimin e saj dhe menjëherë pas largimit të Nanës, ai i shkon pranë Feritit për t’i transmetuar një më një se çfarë denòncimi ka bërë ajo. Feriti menjëherë telefonon Jamanin, për t’i treguar të njëjtat gjëra që i tregoi Vollkani si dhe për t’i theksuar se me shumë mundësi, Idrisi është në ndjekje të saj për t’a vràrè, ndaj duhet t’a gjejnë sa më parë.
I shòkuar po aq sa i tmèrruar, Jamani shkon me nxitim në shtëpinë e tij dhe gërmon në mbèturina derisa gjen letrën që i ka shkruar Nana. Ai kupton gjithë të vërtetën, se ajo nuk ka qenë asnjëherë një tràdhtare por ka qenë thjesht e màshtruar nga Idrisi. Në momentin që ai lexon letrën, Nana rrèmbèhet nga Idrisi dhe Kazimi, të cilët e dërgojnë në mesin e një pylli dhe pa iu dridhur qerpiku, Idrisi qèllon drejt saj me àrmè por për fat, vetëm e plàgos në krah, nuk i jep fùnd jetës menjëherë.
Nana sypatrembur, i tregon se tanimë e ka denòncuar në pòlici dhe e ka dorëzuar videon si provë, ndaj nuk i mbetet asgjë pishman edhe nëse ai e vrèt. Në çast, në telefonin e Nanës vjen një thirrje nga Jamani. Asaj thirrjeje i përgjigjet Idrisi, pa e hapur gojën fare dhe pa e lejuar as Nanën të flasë. Kjo e fundit, arrin të dëgjojë Jamanin që mendon se ia ka hapur ajo telefonin dhe i thotë se e ka lexuar letrën e saj, është i bindur se është e pafajshme dhe nuk ka nevojë të arràtiset më prej tij.
Për shkak të baterisë që mbaron, telefonata mbyllet me aq. Jamani nuk di nga t’a kërkojë por vetëm lajmëron Feritin për atë çfarë sapo ndodhi. Feriti me gjithë ekipin e tij vihet në kërkim të Nanës, por duke mos hequr dorë nga çështja e Esrës, për të cilën ngulmon Aisheja se do t’a zgjidhë e vetme. Ndërkohë, Kazimi e mban Nanën si pèng, për t’a tërhequr Jamanin drejt vetes, me planin e qartë që të vràsè edhe Jamanin që i solli fundin atij. Idrisi e telefonon dhe i tregon hapurazi se ai e ka rrèmbyèr Nanën dhe me aq, e mbyll thirrjen telefonike.