Nana fton Jamanin në një kërcim tradicional të vendit të tyre, me qëllimin që t’ia mësojnë Jusufit. Kërcimi i tyre do shtojë xhelozinë tek Ajnuri në përmasa të frikshme, aq sa ajo i premton vetes se do gjejë formën për t’a dëbuar Nanën.
Nana ndërkohë, veçsa afrohet më shumë me Jamanin. Ajo ia rregullon tesbihet me gurin që gjen në zyrën e tij dhe sërish i dhuron lumturi. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Feriti, që nuk e bind dot Aishen se ai nuk i ka bërë asgjë Jeshimit.
I vendosur për t’a çuar deri në fund, ai i troket asaj në shtëpi por pavarësisht shokimit nga ardhja tij, Jeshimi nuk flet fare. Feriti tregon çfarë ka bërë motra saj Pelini dhe më pas largohet. Në çast, Jeshimi nis të qajë dhe kritikon Pelinin.
Ajo mbledh veten dhe shkon në komisariat, para Aishes dhe Feritit, të cilëve u thotë vetëm se Feriti është i pafajshëm dhe nuk ka fare gisht në shkakun e traumës që i është bërë asaj.