AMANETI/ Jamani kèrcènon ashpër Azizin

Jamani e mbyll shumë ashpèr ballafaqìmin e paprìtur me Azizin, duke iu betuar se fundi i tij, do jetë ai vetë. Ortàku tyre rikthehet në zyrë dhe ato dètyrohen t’a lënë me aq ballafaqìmin, por shumë shpejt, ortàku vendos të vazhdojë tregtinë me Jamanin, sepse oferta tij është më e màjme dhe më e drejtë për t’u pranuar. Pas përfundimit të mbledhjes, Azizin e pret i vëllai në dalje të kompanisë. Ai irrìtohet që Azizi nuk ka shkaktuar përlèshje me Jamanin dhe madje po e mbron duke thënë se e drejta ishte që ai t’a fitonte atë pozicion.

Gjatë asaj kohe, Seheri që ndodhet në shtëpi, vëren se Çiçeku është e tènsionuar. Ajo i shkon pranë për t’i gjetur zgjidhje pròblemit të saj por Çiçeku mohon të ketë ndonjë pròblem, derisa Seheri ngulmon aq shumë, saqë Çiçeku rrëfen gjithçka lidhur me Zijain. Seheri kupton se Çiçeku nuk e shikon veten të dènjë për një ‘zotëri të pasur’, prandaj i tregon asaj se Zijai dhe Jamani janë rritur në mjèrim dhe e dinë mjaft mirë se lumturia nuk është tek paraja. Duke theksuar se e ka parë shkëlqimin në sytë e tyre, Seheri i jep një sugjerim; të dëgjojë zemrën.

Çaste  më vonë, në shtëpi vjen Jamani për të drekuar por ai vendos të mos i tregojë gjë Seherit për Azizin. Vetëm Seheri i tregon mendimet e Çiçekut për Zijain dhe Jamani përfshihet nga emocionet, prandaj i shkon pranë Zijait. Atë e gjen duke fàjësuar veten që mendoi se mund t’ia hìdhte sytë Çiçeku e duke thënë se nuk është një person normal por ka pròbleme. Jamani e pranon se ai nuk është normal, sepse zemra e tij është shumë më e gjerë se e njerëzve normal, ndaj i tregon mendimet e Çiçekut, se ajo nuk e mendon veten të denjë për të.

Jamani gjithashtu i thotë se ai është shumë guximtar dhe i zgjuar, prandaj Zijai e falenderon sepse merr mjaftueshëm zemër për t’u ballafaquar me situatën. Në anën tjetër, situata në kòmisariat sìkletoset kur Ilajda i përmend Aliut që ai ka shkruar dikur poezi për të. Dujgu i del Ilajdës përpara dhe prezantohet si e fejuara e Aliut por ajo e irrìton më tepër duke thënë se po bëhet xhèloze. Pas largimit të fùrishëm të Dujgusë nga kòmisariati, shefi lajmëron Aliun se ai është zgjedhur për rolin me Ilajdën. Me t’u kthyer në shtëpi, ai dètyrohet t’i japë fjalën Dujgusë se nuk do e marrë atë rol.