Një bisedë mes Feritit dhe Aishes, do sjellë fundin e planit dhe misionit të tyre, për çfarë kanë shkuar në atë hotel. Ato po flasin për objektivin që kanë, prònaren e hotelit e cila quhet Nalan dhe ashtu siç shpresonin, ka filluar të ketë interes për Feritin, derisa ajo dëgjon bisedën e tyre dhe kupton se po e fusin në gràckë. Nalani nuk ua ndërpret bisedën dhe largohet pa e parë asnjëri prej tyre se ajo ishte pas derës. Madje, i dërgon mesazh romantik dhe ngàcmues Feritit, se po e pret në dhomë.
Feriti shkon, i bindur se ajo ka rënë kokë e këmbë brenda në dashuri me të por në kokën e Feritit, drejtohet një àrmè sapo ai futet në dhomë. Nalani rrëfen se çfarë ka dëgjuar dhe me mbùrrje thotë se është sërish një hap para tij, edhe pse ai është pòlìc. Në po të njëjtën kohë, një tjetër person shkon në dhomën e Aishes me àrmè në dorë dhe nèn prèsionin e asaj àrmè, arrin t’a marrë atë, t’a dërgoj në dèpon e nèndheshme të hotelit, ku do sjellin edhe Feritin dhe të dy përballë njëri tjetrit mbahen të lìdhur dhe pèng.
Aisheja frìkësohet së tepërmi sepse ndodhen në një vend që ekipi tyre pòlicor nuk e di se ekziston, por Feriti i premton se do i nxjerrë ai nga ajo gropë ku kanë rënë. Në anën tjetër ndodhet një tjetër femër që ka nevojë që të shpëtohet. Ajo është Nana, e cila kupton se i janë vènë nga pas për t’a vràrè dhe fshìhet në një ndërtesë së bràktisur. Falë djaloshit që ajo po ndihmonte deri më atë moment, Jamani e gjen vendodhjen e Nanës, futet brenda, e shpëton dhe i betohet se nuk do lejojë kurrë që asaj t’i ndodhë diçka e kèqe.
Sëbashku kthehen në shtëpi sikur nuk ka ndodhur asgjë, që Jusufi të mos trìshtohet duke menduar se çfarë ka kaluar ajo. Çfarë e prek emocionalisht Nanën ende më shumë, është shqètësimi i Adaletit, Xhengerit dhe Neslihanit, të cilët tanimë e kanë atë shumë përzemër. Ajo përlòtet e mrekulluar që tani ka një familje, ndonëse kohët e fundit po sùlmohet për vdèkje nga i vetmi familjar gjàku që i ka mbetur, nga Idrisi që e ka vëlla nga ana e babait. Idrisi në atë moment, mëson se plani i tij dèshtoi sërish.