Jamani shkon në polici, në komisariat, ku dhe takohet me Feritin, për t’i bërë atij të qartë se nuk do qëndrojë duarkryq ndaj vrasjes së Xhengerit, nëse ka qënë e qëllimshme.
E mbushur me dyshime, Nana telefonon Nedimin për t’a pyetur nëse ai ka gisht në aksidentin e Xhengerit por Nedimi e mohon totalisht diçka të tillë. Për më tepër, ai u shkon në shtëpi.
Duke u hequr si një mik i mirë i asaj familjeje, ai i ngushëllon për humbjen e njeriut që të gjithë pa përjashtim, e donin shumë. Në mesin e tyre, Ajnuri është ajo që po e përjeton më keq nga të gjithë.
Paralelisht me dhembjen e tyre, Aisheja përjeton dhembjen e sekretit që mban prej vitesh. Feriti vazhdon të kujdeset për Doanë, pa e ditur se është vajza tij ndërsa Aisheja vajton që nuk ia thotë dot të vërtetën.