Feriti ëshë i vendosur në misionet e tij jo vetëm si polic por edhe kundrejt Aishes, të cilës ende e dashuron. Me një plan specifik, ai arrin që t’ia vërtetojë asaj se nuk ka asgjë me vajzën me të cilën Aisheja e pa duke ecur, por jo vetëm.
Ai gjithashtu arrin të marrë rrëfimin e krimit nga babai i vajzës, i cili i ka prodhuar ilaçet që po i merrnin jetën Neshesë dhe që ia ka marrë jetën disa vajzave të tjera.
Sakaq, në anën tjetër ndodhet Nana. Ajo ndihet e nderuar kur hallë Akça e fton të jetë ajo dëshmitare e dasmës së Ikrës me Eminin. Nana dhe Jamani dëshmojnë për martesën e tyre ndërsa Ikra dëshmon dashurinë që Nana ka për Jamanin.
Para se të largohen nga shtëpia në përfundim të ceremonisë, Ikra i kërkon Nanës që t’a lërë zemrën të lirë para ndjenjave që ushqen për Jamanin. Ky i fundit e dëgjon Ikrën por edhe Nanën që i mohon ato ndjenja.