Dujgu dhe Ali janë mëse të emocionuar për ditën e fejesës së tyre. Ajo e mirëpret Aliun familjarisht në shtëpinë e saj por nuk e vëren që nënën e saj e gòdet sëmùndja. Sulltana kërkon dorën e Dujgusë për Aliun por Semraja i shòkon të gjithë duke thënë se diçka e tillë nuk do ndodhë kurrë, se vajza saj është shumë e vogël dhe se gjithë këto plane të pahìjshme po i thur Sulltana. Kjo e fundit, shòkohet, por Aliu e kupton se çfarë po ndodh dhe i kërkon hallës së tij që të presin, pasi nuk zgjat shumë minuta derisa ajo kthehet në normalitet.
Ashtu ndodh; Semraja rikthehet në formën normale dhe jep dorën e së bijës për Aliun. Ato vendosin unazat dhe çdo gjë përfundon më së miri. Në anën tjetër ndodhet Jamani me Seherin. Teksa ndalojnë në një vend para se të shkojnë në bàshki për të marrë datën e martesës, ato të dy shikojnë Azizin. Ai është fare pranë tyre por për shkak se është i përhumbur në kujtimet e vdèkjès së të atit, ai nuk i vëren fare ato të dy. Megjithatë, Seheri i shkon pranë, për t’a falenderuar për ndihmën që i dha, që i riktheu asaj kujtesën e plotë.
Azizi gëzohet shumë për të që i është rikthyer kujtesa, por në fytyrë nuk ka asnjë buzëqeshje, sepse nëna e tij e ritelefonon për t’i thënë se po sùlmohen çdo ditë nga àrmìqtë e tyre dhe duhet plotësuar amaneti i të ndjerit, që në krye të familjes të jetë ai, Azizi. Ai mbërrin në shtëpinë nga ku njëherë është dëbùar, dhe pranon të dalë në krye të të gjithëve, por ka një kusht; të mos bëjë asgjë në rrugë të palìgjshme. Azizi premton se do e mbyllë çështjen e tyre, por në rrugët që di ai. E irrìtuar, nëna tij nuk pranon.
Azizi sqaron se ai nuk do pranojë në asnjë formë tjetër, veçse me kushtin që shpjegoi, ndaj dhe merr të largohet, por nëna tij e ndalon, pranon dhe irrìton pafund vëllanë e Azizit, me përùljen që tregoi para kushtit të tij. Paralèlisht, Seheri me Jamanin arrijnë të marrin datën më të afërt për martesën e tyre, që është pikërisht brenda asaj dite. Mëse të lumtur, ato ndalojnë për të blerë një fustan të bardhë për Seherin, nxitojnë për në sallën ku do celèbrohen dhe para familjes së tyre që është prezente, ato martohen.