AMANETI/ Jamani mbetet pa fjalë nga surpriza e Seherit

Jasemini ndodhet e vetme kur merr një mesazh aq të paprítur, sa edhe fríkësues. Një nga djemtë  me të cilët ajo është rritur nga Ertugruli, i dërgon asaj mesazh, ku i shkruan se ka mësuar çfarë i ka bërë Ertugrulit dhe nuk do e lërë me aq por do e vazhdojë punën e lënë përgjysmë. Jasemini tmérrohet se mos do i bëjnë gjë me të vërtetë, ndërsa shokët e përgòjojnë atë si një spíúne, pa e ditur të vërtetën se çfarë po i bënte Ertugruli. Sipas tyre, tanimë ajo nuk është një prej tyre sepse gjeti familjen dhe i bráktisi ato.

Ndërkohë Jasemini fokusohet tek motra saj, Dujguja, për t’i kërkuar që të mos e vonojnë më tepër fejesën me Aliun. Dujgu refuzon duke pándehur se Jasemini ende nuk është mirë por ajo ngulmon dhe Dujgu bindet. Pasi marrin edhe dakordësinë e nënës së tyre, se janë gati për t’a pritur Aliun me familjen e tij, Dujgu e telefonon atë për t’i dhënë làjmin. Làjmi i Dujgusë sjell një gëzim tepër të madh në familjen e Aliut ndërsa ky i fundit, atë natë kërkon që t’a zërë gjumi me një thirrje me kamera me Dujgunë, që t’a shikojë teksa fle.

Në anën tjetër ndodhet Seheri. Ajo i kërkon Jamanit t’a ndjèkë dhe kështu, dorë për dore shkojnë sëbashku buzë detit, poshtë urës. Aty, Seheri e surprizon me ambjentin që ka përgatitur në formë shumë romantike, me tollumbace të kuqe e plot zjàrr. Duke e parë në sy dhe e përlòtur, ajo i tregon se i është kthyer plotësisht kujtesa. Jamanit nuk i jepet kohë të flasë sepse surprizat vijnë një pas një, rradhazi. Tani, Seheri nxjerr nga xhepi unazat, për vete dhe për Jamanin dhe i tregon se është gadi të martohet me të.

Pafund i lumtur, Jamani e përqafon shumë gjatë, ia vendos unazën në gisht dhe menjëherë pranë tyre afrohet e gjithë familja. Ato kërcejnë buzë detit e më pas kthehen sëbashku në shtëpi. Teksa Neslihani bisedon me Çiçekun për atë natë, ajo e pyet nëse do donte një dashuri të tillë në jetën e saj por në vend të Çiçekut përgjigjet Zijai, që e pohon me ndròjtje. Paralèlisht, Jamani kërkon të flejë në një dhomë me Seherin por ajo refuzon, duke thënë se nuk do që të tjerët t’i kéqkuptojnë dhe derisa të martohen edhe njëherë, do flejë me Jusufin.