Koraji shkon në spital, i interesuar për gjendjen e Aishes por Feriti nuk e mirëpret aspak. Përkundrazi, e dhunon dhe e dëbon që aty. Me aftësitë e tij, Feriti brenda ditës arrin tëa rrestojë Didemin.
Ai mbushet ende më me mllef kur dëgjon Didemin duke uruar vdekjen e Aishes dhe si të mos mjaftonte, sapo kthehet në spital, Aisheja pëson përkeqësim.
Ndërkohë, në anën tjetër, Jamani planifikon udhëtim me Nanën dhe Jusufin.
Ato do shkojnë në vendlindjen e Nanës, gjë që hallë Akça nuk e aprovon, duke thënë se kështu do rindezë shpresa tek Nana. Mirëpo, Jamani është i bindur se nuk do ndodhë diçka e tillë.
Vetëm pak çaste më vonë, Nana dëgjon me veshët e saj Jamanin që anullon një mbledhje pune që do i shtonte atij miliona në pasuri dhe anullimin e bën duke thënë se nuk ka asgjë më me rëndësi se udhëtimi që ka organizuar.