AMANETI/ Jamani mërzìt Jusufin me vendimin e tij

Nana shikon Jamanin duke vështruar yjet në qiell, me shpresën se do shikojë yllin për të cilin flisnin me Seherin, gjë që e ka mësuar edhe Nana për shkak të letrës së Seherit që ka lexuar. Ajo i shkon pranë por Jamani thotë se ai yll është shùar me humbjen e Seherit. Nana sërish e kúndërshton dhe thekson se nëse ai e ka dashur me të vërtetë Seherin, atëherë drita e atij ylli nuk do shùhet ansjëherë. Jamani nuk e lejon të flasë më tepër por e largon nga vetja. Megjithatë, largimi nuk do zgjasë për shumë kohë.

Për shkak të Jusufit, Jamani shtrihet të flejë pranë tyre, jashtë në natyrë. Gjatë asaj nate, në ëndërr, Jamanit do i shfaqet Nana. Ai shikon edhe veten, sikur ka humbur në një pyll dhe Nana i shkon pranë duke i kàpur dorën, teksa i thotë se duhet të shkojë me të sepse ajo e di rrugën se si mund të dalin nga errësira. Ajo ëndërr, që për Jamanin është një màkth, bën që ai të zgjohet dhe të mos flejë më për gjatë gjithë natës. Kur zgjohet Nana dhe Jusufi në mëngjes, Jamani nuk është pranë tyre.

Ai po përgatitet për t’u rikthyer në qytet dhe pavàrësisht se sa e mèrzit edhe Jusufin edhe Nanën, ai nuk heq dorë nga plani i tij. Si të mos mjaftonte, kur Nana zgjohet, ajo i përmend të njëjtat fjalë që i ka thënë natën e shkuar në ëndërr dhe pa e ditur se ai e ka parë në ëndërr, e pyet nëse e ka parë në ëndërr që po i trémbet kaq shumë e po i largohet. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Dujgu dhe Ali. Fillimisht, Dujgu do largohet e vetme për në Gjermani, derisa Aliu të përfundojë disa punë të lëna pezull në Stàmboll.

Ajo përshëndetet me të gjithë familjen dhe largohet, ndërsa kur mbërrin në spítal, mëson se ka shumë gjasa që teràpia për kurim të zgjasë më tepër se gjashtë muaj, ndoshta edhe një vit të tërë. Për shkak se do zgjasë aq shumë, motra dhe nëna e Dujgusë vendosin që të shkojnë edhe ato në Gjermani për të mos e lënë Dujgunë të vetme. Në krye të atij rrugëtimi me sakrífica, do jetë edhe Aliu, që pa hezituar vendosi të lërë çdo gjë pas e të jetë pranë Dujgusë në momentet më të rëndësishme.