Koraji është shumë xhèloz për Aishen dhe Feritin ndaj dhe përpiqet shumë që t’u shkojë atyre nga pas por teksa i vëzhgon në fshèhtësi nga larg, atij i përdridhet këmba dhe nuk mundet dot të ecë. Ndërkohë Aishja me Feritin që nuk kanë aspak dijeni për të, vazhdojnë rrugën normalisht. Ato futen në hotelin lùksoz ku paraqiten si çift por kjo nuk do e ndalojë prònaren e hotelit që të flìrtojë me Feritin. Flìrtimi i dyanshëm mes tyre bën që Aisheja të bëhet shumë xhelòze por edhe nuk reagon dot.
Sakaq, në anën tjetër ndodhet Nana. Nga sèkretarja e Azizit, ajo arrin të sigurojë ditarin e tij. Mes fletësh, asaj i tërheq vëmendjen faqja në të cilën ka përmendur Jamanin. Sipas alùdimit të hershëm të Azizit, një person i tretë mund të jetë duke tentuar që t’i fusë ato të dy në àrmìqësi por Azizi vdìq pa e zgjidhur situatën se ishte pikërisht i vëllai që po e bënte atë gjë. Nanës i shkon menjëherë në mendje Idrisi por fillimisht, i duhet të sigurohet se është ai. Paralèlisht, Jamani i është vënë nga pas të gjithë àrmìqve të tij.
Një e nga një, ai u ushtron dhùnë dhe u bën tortùra të frìkshme që ato të flasin e të tregojnë nëse kanë qenë ato që ia kanë bërë atèntatin edhe Zijait edhe Nanës, por në secilin prej tyre bindet nga përgjigjet që nuk kanë qenë ato. Ai largohet duke i lënë në mesin e panìkut, përveçse tek Idrisi. Këtë të fundit, ai e dërgon para vàrrit të Azizit, e mban të shtrirë në tokë dhe e tortùron që të flasë por Idrisi nuk e pranon assesi. Megjithatë, Jamani largohet prej tij duke i theksuar se e ka gjthmonë një sy tek ai.
Në gàbimin e parë, nuk do e falë por do e bëjë të paguajë për çdo gjë. Koha kalon dhe Jamani rikthehet në shtëpi. Ai dëgjon Nanën që thotë se do dalë për një kontroll gjòja tek dentisti dhe me ngulmim, Jamani vendos t’a shoqërojë por rrugës merr një telefonatë nga Feriti që e drejton për tek Idrisi, nga informacionet që ka marrë lidhur me çfarë Jamani i kërkoi. Sëbashku me Nanën, Jamani del para Idrisit dhe i drejton atij àrmèn për çfarë ka dashur të bëjë ndërsa ai i ulet para këmbëve duke iu përgjèruar me lòt në sy që t’a falë edhe këtë herë.