Nana shkon shëndoshë e mirë deri brenda në kòmisariat, ku e merr Vollkani pranë vetes për t’i rregjistruar denòncimin që ajo do bëjë. Me duart që i dridhen, Nana i tregon videon ku shfaqet dukshëm Idrisi duke vràrè Azizin. Pasi tregon gjithçka di mbi atë ngjarje, Nana e denòncon Idrisin edhe për vràsjèn e Seherit, vëllait të Jamanit, Jahjasë, si dhe babait të tyre biologjik. Gjithë denòncimin e Nanës, Vollkani e transmeton edhe tek Feriti, i cili telefonon Jamanin pasi Nana largohet nga kòmisariati.
Ai i tregon për denòncimin që ka bërë Nana atë ditë në kòmisariat dhe i thekson se ajo është në rrezìk të madh nga Idrisi, sepse ai nuk do ngurrojë t’a vràsè Nanën kur ka vràrè edhe babanë e vëllanë e tij. Jamani i panìkosur nxiton për në shtëpi, ku kërkon në mbèturina letrën që ka hedhur Xhengeri pasi ai i tha se nuk donte të shihte asgjë nga Nana. Në mbèturina, ai gjen letrën për të cilën bëhej fjalë, e lexon me një frymë dhe kupton se Nana nuk ka qenë tràdhtare por një motër e lènduar që do hàkmerrej për vëllanë.
Nana në ato çaste, rrèmbèhet në mënyrë të papritur nga Idrisi që është futur si shofer i një taksie. Bashkë me Kazimin, ai e dërgon Nanën në mesin e një pylli, ku, pa e menduar dy herë, e qèllon atë me àrmè. Për fat, ai e qëllon thjesht në krah, duke i shkaktuar plàgosje dhe jo vràsjè të menjëhershme. Jamani e telefonon Nanën por telefoni saj është në duart e Idrisit, i cili ia mbyll gojën Nanës dhe e hap vetë telefonatën, pa thënë asnjë fjalë. Sapo shikon thirrjen e hapur, Jamani nis të flasë.
Ai i kërkon Nanës të kthehet sa më parë në shtëpi, duke theksuar se ajo nuk ka përse të arràtiset më sepse ai e ka lexuar letrën dhe beson në pafàjësinë e saj. Nana nuk flet dot sepse ia ka zènë gojën Kazimi dhe telefonata mbyllet me aq për shkak të baterisë që mbaron. Pasi Idrisi mëson se Nana e ka kryer denòncimin në pòlici, ai vendos të vràsè të parin Jamanin, ndaj Nanën e mban gjàllë si kàrrem për Jamanin. Ai e telefonon vetë për t’i treguar se Nana është në duart e tij dhe Jamani lidhet menjëherë me Feritin dhe ekipin e tij pòlicor.