Jeta për Aliun ka vazhduar, edhe pas bràktisjes që i bëri Dujgu në ditën e tyre të dasmës. Ai nuk ka hedhur asnjë hap për t’a kërkuar por pas shumë muajsh, në mënyrë të paprítur, ai e shikon në oborrin e përbashkët të shtëpive të tyre. Dujgu shtánget po aq sa ai që nuk e priste ardhjen e saj por megjithatë, Aliu largohet për në punë pa i folur fare. Të dy rikthehen në punë por Dujgusë nuk i flet njeri fare, përveç Vollkanit që e përshëndet dhe i uron mirëseardhjen.
Ibo, Fërati, Karaja dhe gjithë të tjerët, i mbajnë qëndrim për hir të Aliut. Si të mos mjaftonte e gjithë ajo situatë e rénduar, Dujgu shikon një vajzë të panjohur që vrapon drejt Aliut duke i thënë se i kanë pëlqyer shumë lulet, dhe e thërret atë ‘i dashur’. Paralèlisht, motra e Azizit, Nana, shkon në shtëpinë e Jamanit për të bërë një intervistë për pozicionin e dados. Ajo gjen një numër të madh vajzash që po presin rradhën për t’u intervistuar.
Teksa pret, futet brenda për të mbushur ujin që kishte mbaruar. Brenda, ajo takon Jusufin dhe ulet të bisedojë për pak me të, derisa i vjen rradha për intervistë. Nana gjen guximin të dalë para Jamanit por ai i kërkon të largohet ndërsa ajo ngulmon se ka formimin e duhur, se ka përjetuar të njëjtën gjë si Jusufi dhe ia di dhìmbjen dhe se mbi të gjitha, Jusufi e do atë. Edhe pse e dèbon, Jamani nuk bën më asnjë intervistë tjetër dhe del jashtë për të kontrollur nëse Nana po pret dhe ashtu është.
Jamani i tregon orën kur duhet të jetë në punë duke e bërë kështu punë të kryer faktin që ajo do jetë dadoja e re që do kujdeset për nipin e tij të çmuar, Jusufin dhe ajo pohon me kokë, ndërkohë që në mendje i shfaqet biseda me Idrisin që kërkoi që ajo t’a vrísté Jamanin që të shpètonte njëherë e mirë prej tij, ndërsa ajo iu përgjigj duke i thënë se hàkmarrja saj është të gjejë prova për búrgosjen e Jamanit, jo vràsjèn, sepse nuk është vràsèse.