Shefi i madh i kómisariatit u shkon pranë punonjësve të tij, për t’u treguar se do bëhet një film, ku kërkojnë të marrë pjesë një pòlic i vërtetë, mashkull. Njëri prej djemve do zgjidhet për atë rol dhe ky làjm, shkakton xhèlozi shumë të madhe tek Káraja por edhe tek Dujguja. Të dyja e humbasin torùan nga gjithë entuziasmi i djemve dhe si të mos mjaftonte, aktorja me të cilën ato do luajnë, vjen vetë në kómisariat. Sapo i shikon, ajo i hídhet në qafë Aliut por ky i fundit nuk e mban mend se kush është ajo.
Në vesh, ajo i pëshpërit se ka bërë ndërhyrje estetike dhe ka ndërruar edhe emrin, pasi nuk i dukej aspak modern ai që kishte. Kështu, Aliu e njeh dhe e prezanton që kanë qenë në të njëjtën klasë, që nga klasa parë, por asnjë prej detajeve nuk i hyn në sy Dujgusë, përveç detajit të përqafimit. Në anën tjetër, Çiçekut i hyn në sy çdo detaj i Zijait, aq sa ëndërron për një të ardhme për të, derisa Adaleti e këshillon si atë, ashtu edhe Neslihanin, që të mos përhumben në ëndërrime por të jetojnë me këmbë në tokë.
Nga ato fjalë, Çiçeku e shikon veten si jo të denjë për Zijain dhe vendos t’i qëndrojë atij larg. Edhe pse Zijai i shkon me një palë doreza lulesh dhuratë, ajo sërish i refuzon, edhe dorezat, edhe për t’a ndihmuar. Zijai mérzitet dhe nuk e kupton atë sjellje, por vëllai i tij Jamani që kupton se çfarë po ndodh, i sugjeron atij që të jetë këmbëngulës. Pavàrësisht gjithë këmbënguljes së Zijait, Çiçeku është e vendosur, nuk i pranon dhe e qòrton veten për të gjitha mendimet që ka pasur për një të ardhme me Zijain.
Ndërkohë, Jamani ngjitet në zyrën e tij, ku shikon Seherin duke shkruar letër. Ajo po shkruan një letër aq të fortë dashurie për Jamanin, saqë përlòtet edhe vetë. Pas qëndrimit për pak me Seherin, Jamani largohet për një mbledhje urgjènte ku Nedimi e lajmëron se duhet të shkojnë. Për habinë e madhe të Jamanit, personi që është futur në biznesin me ortàkun e tij, duke sjellë një ofertë më të màjme, është pikërisht Azizi. Ky i fundit nuk e di se ajo mbledhje në të cilën u dërgua me ngulmim nga i vëllai, është një kùrth.