AMANETI/ Jamani trònditet nga dhurata që i bën Nana

Nana zemëròhet me veten e saj që u gëzua aq shumë për dhuratat që i bënë Jamani me Jusufin, por më pas e mendon më gjatë të gjithë situatën. Sipas anàlizës që bën, ajo duhet t’a falenderojë Jamanin duke i bërë edhe ajo atij një dhuratë; nëse ai është vràsèsi i Azizit, atëherë ajo do afrohet një hap më shumë dhe do e vërtetojë më shpejt që është ai vràsèsi, nëse nuk është vràsèsi, atëherë do jetë një falenderim i thjeshtë dhe aspak i tepruar. Me dhuratën që mendon dhe përgatit për të, Nana i shkon në zyrë.

Ajo ia drejton dhuratën, duke shprehur shumë falenderim, ndërsa Jamani, sapo e hap kutinë, tmèrrohet i tëri. Nana i ka bërë dhuratë një orë rëre, ashtu siç edhe Seheri ia ka bërë atij dikur dhuratë. Ajo dhuratë që i kujton Seherin, bën që Jamani të dalë nga vetja tij e të ulèrasë duke i thënë Nanës se nuk duhej t’a guxonte diçka të tillë. Nana e lènduar, i thotë se ai nuk do ndryshojë asnjëherë, ndonëse mendoi se po hedh një hap për të qenë ndryshe. Me ato fjalë, ajo largohet për në dhomën e saj, shumë e zemërùar.

Jamani gjatë gjithë natës, e anàlizon situatën dhe del në përfundimin që ka gàbuar kùndrejt Nanës, ndaj dhe ditën e nesërme, pranon para saj se ishte gàbim. Ai gjithashtu i shpjegon se ajo dhuratë i kujtoi diçka që e lèndon, por Nana thotë se ai nuk ka nevojë për një shkak, që t’i ulèrasë asaj. Përtej të gjithave, Nana e fton në një sfidë, që për një ditë të vetme, të mos i ulèrasë fare e të mos nèvrikoset me të, dhe Jamani pranon që të jetë ajo ditë. Vetëm pak çaste më vonë, Nana dëgjon që Jamanit i ka humbur një çantë me shumë vlerë shpirtërore.

Ajo është çanta e shkollës që kanë pasur vëllezërit e tij dhe ai vetë, ndaj nuk mund t’a lërë t’i humbasë. Një më një, Nana e ndihmon për t’a gjetur. Sakaq, në anën tjetër po përpiqen të gjejnë vajzën e Aishes. Duke mos qenë babai biològjik, Koraji më shumë xhelòzon për Aishen sesa shqètësohet për të voglën, gjë që e vëren edhe Feriti, i cili e krìtikon ashpèr atë. Edhe pse nuk e di se vajza që po kërkon është vajza e tij, Feriti e kërkon sikur t’a dinte dhe falë mprèhtësisë së tij, arrin t’a gjejë, t’a shpëtojë e t’i pràngosë fàjtorët.