Dujgu vendos që t’a provojë kurimin në Gjermani por fillimisht do largohet e vetme, pasi gjithçka ishte shumë e shpejtë dhe Aliu ka lënë shumë punë përgjysëm në kómisariat. Dujgu përshëndetet me gjithë familjen e saj dhe lòtët i rrjedhin rrëke, por të gjithë shpresojnë dhe urojnë shërimin e saj, sepse ashtu si Aliu, edhe Dujguja vetë dëshiron shumë që të ketë fëmijë. Brenda pak orësh, Dujgë mbërrin në Gjermani dhe menjëherë shkon në spítal për të bërë kontrollet e para, sepse nuk i pritet.
Ajo do telefonojë edhe Aliun në një moment që ai ndodhet pranë gjithë familjes së saj, për t’a informuar me të rejat e fundit. Në spítal, Dujgusë i është komunikuar që kurimi saj mund të zgjasë më shumë se gjashtë muaj, mund të shkojë deri në një vit. Për shkak të kohës së gjatë që Dujgu do dètyrohet të qëndrojë larg vendit, shtëpisë dhe familjarëve të saj, Semraja me Jaseminin vendosin të shkojnë edhe ato në Gjermani, pa humbur fare kohë, edhe pse ndjejnë kèqardhje që Sulltana do mbetet e vetme.
Por Sulltana është mëse e guximshme dhe thekson se ka plot njerëz rreth e rrotull vetes për çfarëdo lloj gjëje dhe këtu, përmend kolegët e punës së Aliut. Në anën tjetër ndodhet Jamani. Ai ndodhet në kàmp ende, me Jusufin dhe Nanën. Kjo e fundit e gjen duke vështruar qiellin dhe pyet nëse po kërkon yllin për të cilin Seheri i kishte shkruar edhe në letër. I névrikosur, Jamani i kërkon të mos e përmendë më emrin e atij ylli, pasi drita e tij është shùar me humbjen e Seherit, por Nana nuk e pranon aspak diçka të tillë.
Ajo e irríton ende më shumë Jamanin, duke i thënë se nëse e ka dashur me të vërtetë Seherin, atëherë e di mjaft mirë që ajo dritë nuk do shùhet asnjëherë. Jamani largohet nga Nana, por jo për shumë gjatë, sepse në mbrëmje do flejnë të tre pranë njëri tjetrit, me Jusufin në mes. Gjatë natës, Jamani shikon në ëndërr Nanën duke i kàpur dorën teksa i thotë se duhet të shkojë me të, sepse ajo e di rrugën që mund t’a nxjerrë nga errësira. Jamani zgjohet i fríkësuar, nuk fle më dhe të nesërmen kërkon menjëherë që të kthehen në shtëpi.