Doa bën prapësìra duke ngrënë luleshtrydhe, edhe pse e di që trupi nuk ia duron për shkak të alèrgjisë. Aisheja nèvrikoset dhe nxiton të largohet për në fàrmaci që të marrë ilàçin e duhur por Feriti nuk e lejon. Ai i tregon mesazhin paralàjmërues të Kàrasë që ndodhet në ndjèkje të màfìozit që rrèzikon Aishen, ndaj Aisheja nuk mund t’a lërë dot shtëpinë. Feriti ofrohet të shkojë vetë, prandaj fillimisht kërkon recetën në dollapin e Aishes. Teksa kërkon për recetë, ai gjen një letër që lidhet me të shkuarën e tyre, ku Aisheja ka shkruar një listë.
Ajo, dikur, ka bërë një listë me të gjitha gjërat e thjeshta por emocionale që do donte të bënte me Feritin. Ky i fundit, bindet se ajo ende e dashuron përderisa e ruan atë letër, prandaj vendos t’i bëjë ato gjëra, një nga një, duke filluar nga ajo ditë. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Jamani me Jusufin dhe Nanën që po luajnë në rrugë me fëmijët që më parë kanë luajtur vetëm Jamani me Nanën. Kjo e fundit, e ka mendjen vetëm tek plani i Idrisit dhe se si mund t’a shpëtojë Zijain nga ai, pa e treguar veten tek Jamani.
Shpërqëndrimi i Nanës, merr shumë vëmendjen e Jamanit, që e shikon atë në një formë sjelljeje që nuk e ka parë asnjëherë më parë. Për të mësuar çfarë ka, Jamani e pyet atë në mënyrë të drejtëpërdrejtë por Nana e jùstifikon gjithë gjendjen e saj, duke thënë se thjesht nuk është një ditë shumë e mirë për të. Çaste më vonë, të tre sëbashku kthehen në shtëpi por Nana nuk qëndron dot e qetë dhe vendos të dalë nga shtëpia për të gjetur ndonjë rrugë se si mund t’a ndalojë Idrisin nga plani i tij mìzor dhe i pàdrejtë.
Sapo hap derën, Jamani e fton në zyrën e tij për të biseduar. E dètyruar, ajo shkon dhe e dëgjon tek i thotë se kishte të drejtë që Jusufi nuk është gadi për rikthim në shkollë, ndaj do ia vazhdojë mësimin në shtëpi me mësues prìvat. Nana e dëgjon deri në fund, aprovon me kokë dhe me nxitim del nga shtëpia. Gjendja saj e çudit aq shumë Jamanin saqë i vìhet nga pas dhe teksa e vëzhgon, ajo pret rrugën pa kontrolluar fare rrugën, duke i shkaktuar vetes një aksìdentim me makinë, që për fat, nuk i lë asnjë pasòjë.