Feriti ngulmon shumë tek Aisheja, që të kenë sërish një të ardhme sëbashku dhe teksa ngulmon, e emocionon atë me vlerësimin që i bën. Për më tepër, i tregon për vdekjen e nënës së tij kur ai ishte ende fëmijë dhe lotët rrjedhin rrëke.
Pas emocioneve që i shkakton Feriti, Aisheja merr një telefonatë nga motra saj Neshe, e cila i tregon se Vollkani i kërkoi të hiqej si e dashura tij, që të shpëtojë nga ish e dashura, Bashaku, gjë që Aishes i lë shije të pakëndshme.
Ndërkohë në anën tjetër ndodhet Jamani, i cili përdor Jusufin dhe arrin t’a ndalojë Nanën që po largohej për në takim me të dashurin e Pinarit por që Jamani nuk e di se po takohej me të sepse e ka keqkuptuar.
Nana qëndron por sërish tenton më vonë që të largohet. Sërish, Nana nuk ia del pasi Jusufi shikon një makth që e bën të zgjohet me ulërima dhe pranë i shkon jo vetëm Nana por edhe Jamani, të cilët edhe flejnë atë natë në dhomën e Jusufit.