Aisheja ka shumë frikë t’ia nis nga e para me Feritin por ky i fundit arrin t’ia largojë çdo lloj frike që ajo ndjen. Të dy fillojnë prezantimin nga e para, duke mos pranuar asnjë lloj gënjeshtre apo shmangieje.
Pasi Feriti tregon për fëmijërinë e tij të vuajtur, Koraji i ndërpret por edhe nuk qëndron shumë e largohet. Feriti pyet Aishen se çfarë ka pëlqyer tek ai që është martuar me të dhe nga përgjigjia që ajo jep, Feriti kupton se nuk e ka dashuruar ndonjëherë Korajin.
Sakaq, në anën tjetër ndodhet Nana, e cila ngulmon të takohet me të dashurin e Pinarit, shoqes së saj të ngushtë. Ajo del natën vetëm nga shtëpia, pa e ndjerë që ka Jamanin nga pas por për fatin e saj, Jamani e ndjek deri në fund.
Ai e shpëton nga disa të panjohur që tentojnë të abuzojnë me të por përfundon duke u plagosur për vete, prandaj me nxitim shkojnë në spital ku dhe do kalojnë të dy gjithë natën.