AMANETI/Jamani rrezìkon të humbasë Jusufin

Nana arrin të marrë një psikòlog për Jusufin, ashtu siç donte që nga fillimi. Psikòlogia vjen në shtëpi për Jusufin por ardhja e saj i kujton Jamanit vetëm Azizin, ndaj nuk i qëndron pranë. Ai i bën të qartë Nanës se për çdo gjë, ajo është përgjegjëse se çfarë ndodh. Duke mos e përmendur emrin e Azizit, ai thotë se dikur i ka besuar një psikòlogu që rezultoi të jetë një i çmèndur dhe nuk do të dìgjet për të dytën herë. Psikòlogia përfundon takimin me Jusufin dhe rapòrton para Jamanit, si familjari i vetëm që Jusufit i ka mbetur.

Ajo thotë me gojën plot se situata është shumë serioze dhe nuk duhet parë si lojë. Më pas, Jamani e dëgjon tek ajo i thotë Nanës se nëse xhaxhai i tij Jamani nuk ndërron shumë prej sjelljeve që ndikojnë drejtëpërsëdrejti tek Jusufi, ajo do dètyrohet t’a rapòrtojë tek shërbimet sòciale, të cilët kanë aq të drejtë sa edhe mund t’ia marrin Jusufin, me pretendimin që Jamani nuk po e rrit siç duhet. Jamani telefonon menjëherë Nedimin për të mësuar nëse psikòlogia e ka këtë të drejtë apo jo dhe kur Nedimi ia aprovon, ai e humbet fare torùan.

Më i tèrbuar se kurrë, ai del nga shtëpi dhe pa dëshirën e tij, në makinë i futet edhe Nana. Ato ndalojnë në mes të rrugës sepse Jamani fillon t’a ngasë makinën me çmènduri. Para Nanës, Jamani tregon se e kupton fare mirë gjendjen e Jusufit pasi ai vetë është sprovuar me dhùnë në fëmijëri, me shumë vèshtirësi të mëdha dhe kur më në fund gjeti prehje tek një grua, tek Seheri, ajo vdìq për shkakun e tij. Jamani flet duke e çuditur shumë Nanën, e cila pàndehte se ai vjen nga një familje e pasur. Teksa ai flet, asaj i kujtohet fëmijëria e saj.

Duke iu betuar se të njëjtat ndjesi ka pasur edhe ajo në fëmijëri, ajo gjithashtu betohet se nuk do i lënë t’ua màrrin Jusufin. Sakaq, në anën tjetër, edhe pse Dujgu e paralàjmëron Kàranë dhe Vollkanin për të mos i treguar gjë Aliut, ky i fundit dëgjon rastësisht një bisedë telefonike të Vollkanit me xhaxhanë e tij dòktor, teksa po flisnin për Dujgunë. Vollkani thotë hapurazi se Dujgu ia ka mbyllur gojën ndaj Aliu vrapon për tek Dujgu, e cila ndonëse nuk e pranon përse e ka bràktisur, letra e anàlizave që i bie nga xhepi dhe përfundon në duart e Aliut, i shpjegon atij gjithçka.