Nana, Jusufi dhe Jamani vazhdojnë qëndrimin në dhomë derisa ky i fundit ftohet nga Nedimi për një bisedë pune. Nana gjithashtu nxiton të marrë kufjen në dhomën e saj për të përgjùar ndërmjet përgjùesit që i ka vënë Jamanit në zyrë, por nuk dëgjon dot asgjë me rëndësi, pasi shumë shpejt i shkon Jusufi pranë. Ajo largohet sëbashku me të dhe fshèhurazi, në dhomë i futet Ajnuri. Teksa kontrollon dhomën, Ajnuri gjen një orë dore, të vënë në një kuti të veçantë. Duke kuptuar se është diçka me shumë rëndësi për Nanën, ajo e shkàtërron.
Nana e gjen me këmbë mbi orën e dorës, që është kujtimi i vetëm që i ka mbetur nga nëna e saj e ndjerë. Mes tyre fillojnë nga e para kèrcènimet, derisa në dhomë futet Xhengeri por sërish, Nana nuk e tregon dot të vërtetën përse po zìhej me Ajnurin. Xhengeri shikon orën e démtuar, mëson nga kush e ka kujtim Nana dhe zotohet t’ia rregullojë por shumë shpejt merr përgjigje nga të gjithë orëndreqësit që njef, se ajo orë nuk rregullohet dot. Ai ia kthen Nanës në dorë, ndërsa motra e tij vijon me tentativat për të jòshur Jamanin.
Ajnuri thotë para Jusufit dhe Xhengerit se do dalë të zgjedhë ndonjë lodër të veçantë për Jusufin sepse ai është mèrzitur shumë kohët e fundit, por Jamani kalon pa përgjigje, ndërsa Xhengeri e ndalon të bëjë diçka të tillë, si dhe kërkon falje nga Jamani, duke premtuar se do ia mësojë të motrës të gjithë rregullat. Në anën tjetër ndodhet vëllai i pazbuluar i Jamanit, Aliu. Ai shkon të ballafaqohet me Dujgunë për të ditur arsyen përse ajo po e largon përderisa ai po i afrohet por bisedën e tyre e ndërpret Semraja, të cilën sëmùndja e ka gòditur sërish.
Semra e quan Aliun “dhëndërr” dhe kërkon nga ai që të nxitojë me përgatitjet për dasmën me Dujgunë, por Aliu largohet nèn jùstifikimin e punës. Kur Jasemini mëson çfarë ndodhi, ajo e bind Dujgunë që t’i kërkojnë Aliut të luajë rolin sikur është ende dhëndrri tyre, por Aliu refuzon, ndonëse shpreh kéqardhje për gjendjen e rénduar të Semrasë. Kjo e fundit, thotë se ndjen se diçka nuk shkon, prandaj vendos t’a pyesë hapurazi Aliun, nëse ai nuk e do më Dujgunë por Aliu e mban lojën dhe shpreh dashurinë më të madhe të mundshme, për të.