AMANETI/Jamani vendos të largohet nga shtëpia

Feriti ndodhet i ulur në një stol sëbashku me Aishen, kur një zonjë e panjohur për Aishen u afrohet. Ajo shfaqet shumë e afërt me Feritin dhe ngulmon që ai t’a telefonojë sapo të jetë i lirë, edhe pse Feriti i thotë se nuk do ketë kohë.

Aisheja largohet duke i dhënë fund njohjes së tyre nga e para sepse nuk beson dot në ndershmërinë e tij. Ajo shkon në shtëpi mëse e trishtuar por Neshe, i beson fjalëve të Feritit në këtë rast.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Jamani, i cili vazhdon të keqkuptojë Nanën në çdo veprim e fjalë që ajo po bën për surprizën që do i bëhet Pinarit. Si të mos mjaftonte, atë e kanë keqkuptuar edhe rojet e shtëpisë.

Jamani përfundon duke e grushtuar njërin prej tyre që flet sikur Nana i ndërron të dashurit çdo natë. Kur Jamani e shikon vetë me sytë e tij Nanën duke u larguar në makinë me të dashurin e Pinarit, ai zemërohet dhe pranon një ofertë pune në Rusi.