Jamani shokohet teksa merret veçmas nga Halla Akça ku kjo e fundit i tregon se ka gjetur nje fotografi në dhomen e Nanës. Ne fotografi dallohet qartë që Nana dhe Jamani shihen në sy dhe këtë gjë Nana e ka mbajtur të fshehur për ta treguar diten që do martoheshin dhe kjo mjafton për të vërtetuar se Nana e dashuron akoma Jamanin.
Ky i fundit i gjendur ne një situatë të sikletshme dhe me prova të qarta para syve arrin ta besojë një gjë të tillë por ai nuk i thotë asgjë Nanës. Jamani nis ta ndjekë atë për të arritur të zbulojë më tepër nga plani i saj. Në situatë të sikletshme ndodhet edhe Bashaku nga ana tjetër i cili ndiqet këmba këmbës nga Neshjea.
Neshjea e cila është e dashuruar totalisht me Vollkanin po mundohet të vihet në kërkim të vërtetimit të fjalëve të Bashakut. Nga ana tjetër, Aisheja do të pajtohet me Feritin, dhe i kërkon falje. Ky i fundit e pranon por i kërkon që të rinisin sa më shpejt ku e kanë lënë që të rikuperojn vitet e humbura.
Sapo Aisheja dhe Feriti dalin duke u perqafur nga shtepia, një person i shikon ato. Ajo është vajza që Feriti ka genjyer per hater te misionit policor. Nga ajo çfarë ajo sheh dhe e inatosur ajo bën një telefonate ku urdheron eleminimin e Feritit.