Nana arrin të telefonojë shoqen e saj ndërmjet telefonit të Xhengerit dhe menjëherë paníkoset e tëra pasi ajo i tregon se numri që i ka dhënë për të dërguar mesazh, rezulton sikur nuk ekziston. Me një manovër të shpejtë, Nana arrin t’ia mbàthë nga sytë e Xhengerit dhe del nga spítali. Ajo shkon në shtëpi, ku troket me shumë forcë në derë, teksa kërkon urgjèntisht që të takojë Jamanin. Panìkun që e ka kápluar Nanën, e vërejnë edhe Neslihani me Ajnurin por kjo e fundit mendon vetëm se Nana po kúrdis diçka.
Asnjëra prej tyre nuk arrin të komunikojë dot me telefon me Jamanin sepse ai nuk përgjigjet, ndaj Nana i drejtohet kompanisë. Ajo futet pa trokitur në zyrën e Jamanit, ku ndodhet edhe Nedimi, por të dy i gjen të panìkosur. Ndonëse u thotë se është çështje jetë apo vdèkje, sërish, asnjëri prej tyre nuk e dëgjon sepse thonë që ka diçka më me rëndësi. Jamani del nga zyra ndërsa Nedimi qëndron për t’i shpjeguar Nanës se kanë mësuar se Zijait do i bëhej një kùrth atë natë ndaj po operojnë që t’a ndalojnë atë kùrth.
Përveç ndalimit të kúrthit, ato duan t’i përgjigjen asaj pabèsie me kúrth, që të mos merren më me Zijain. Teksa presin për rezultat, Jamani mëson se çdo gjë ka shkuar siç është planifikuar dhe ndonëse qetësohet për Zijain, ai e paralàjmëron Nedimin që të jetë mëse i kujdesshëm herët e tjera, përndryshe nuk do e falë më asnjëherë, pasi ende nuk i japin kuptim se si dikush ka arritur t’a gjejë vendin e Zijait. Në ato momente, në shtëpinë e Idrisit bie bòmbà për shkak të planit të dèshtuar për Zijain.
Si të mos mjaftonte, ai merr edhe një telefonatë nga një avòkate e panjohur, e cila e lajmëron se bazuar në téstamentin e Azizit, e gjithë pasuria e familjes së tyre i mbetet Nanës. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Aisheja, e cila mëson se Feriti po bën çdo gjë siç po e bën, jo nga rastësia por sepse ka gjetur letrën e saj të mbushur me dëshira. Aisheja e grìs letrën mu para syve të tij dhe i thotë se atë letër nuk e ka ruajtur nga dashuria për të por për t’i kujtuar vetes se sa búdallaqe ka qenë kur ka qenë me të.