AMANETI/ Jusufi rikthehet në shkollë

Aisheja, dadoja e së bijës dhe e bija frìkësohen shumë kur ndërpritet enèrgjia elektrike. Për më tepër, ndërpritet edhe uji, ndaj Aisheja e shikon si të pamundur qëndrimin në shtëpi, derisa çdo gjë të rregullohet. Ato planifikojnë të qëndrojnë në një hotel por me ngulmimin e hallë Sulltanës, ato shkojnë në shtëpinë e saj. Kështu, për herë të parë pas 7 vitesh, Aisheja dhe Feriti flejnë nèn të njëjtën çati, madje edhe me vajzën e tyre të vogël, ndonëse Feriti nuk e di se është vajza e tij. Në mes të natës, të dy zgjohen njëherazi për të pirë ujë.

Ato e gjejnë hapësirën për të dèbatuar edhe për një gotë uji, gjë që Feritin e nxìt të bindet ende më shumë se ajo ende ndjen për të. Mëngjesin e të nesërmes, Aisheja frìkësohet kur zgjohet dhe nuk e gjen pranë vetes të bijën por lumturohet kur e shikon duke i gatuar Feriti mëngjesin e duke i treguar për fëmijërinë e tij. Buzëqeshja e saj largohet nga ulërìmat që vijnë nga dhoma ku po flinte dadoja Doasë. Ajo dhe Vollkani nuk kanë qenë në dijeni të njëri tjetrit se do ishin në atë dhomë dhe nga panìku, ajo e ka qèlluar me çfarë i ka zènë dora.

Gjërat mes tyre sqarohen dhe të gjithë sëbashku ulen të hanë mëngjesin, i cili duket se po shkon për mrekulli, derisa Feritit dhe Aishes u vjen një mesazh nga kòmisariati, ku i lajmërojnë se rrezìku për Aishen vijon ende, ndaj duhet të bëjë shumë kujdes. Aisheja frìkësohet vajzën e saj por Feriti i premton se do e rregullojë ai çdo gjë, ndaj e fton të jetë sa më e qetë e të hìqet sikur nuk po ndodh asgjë. Për hir të së bijës, Aisheja ashtu bën. Sakaq, në anën tjetër ndodhen Nana me Jamanin, përballë Jusufit.

Jusufi ka një mori me pyetje për rikthimin e tij në shkollë, pasi e kanë zènë emocionet. Ato të dy i përgjigjen çdo pyetjeje që Jusufi ka atë mëngjes dhe më pas, sëbashku, e shoqërojnë për në shkollë, derisa ai futet brenda në klasë. Që aty, Nana vendos të shkojë në lokalin ku është takuar një ditë më parë me Idrisin. Që të konfirmojë nëse dýshimet e saj janë të vërteta apo jo, ajo i përgjërohet menaxherit që t’i shikojë kamerat e sìgurisë së ditës së djeshme sepse e ka urgjènte. Kështu, ndërmjet tyre, ajo vërteton se Idrisi ka marrë adresën e Zijait nga celulari saj.