Dujgu qëndron e vetme në dhomën e saj, duke parë edhe njëherë të gjithë fotografitë që ka pasur me Aliun. Teksa i shikon, ajo kujton bisedën që atë ditë zhvilloi me Jamurin, të dashurën e re të Aliut. Me shumë sinqeritet, Jamuri e pyeti nëse ajo është ende e dashuruar dhe ka ndonjë shpresë për Aliun, sepse në várësi të ndjenjave të saj, Jamuri do vendosë se si të sillet me të dashurin e saj, Aliun, sepse thekson që nuk do të ndërhyjë mes tyre. Dujgu thotë me bindje se nuk ndjen më asgjë për të dhe u uron të dyve lumturi.
Jasemini gjithashtu do mësojë mbi atë bisedë por nuk do jetë fare në të njëjtin mendim me Dujgunë. Ajo ngulmon se Dujgu po gábon réndë që nuk tregon si qëndron e vërteta, por Dujgu nuk bindet. Sakaq, në anën tjetër ndodhet familja e Jamanit. Pjesëtarja e re, Ajnuri, nuk e pëlqen aspak ardhjen e pjesëtares më të re, Nanës. Ajnuri është xhelòze për ardhjen e saj pasi shpresonte shumë që të ndërtonte një marrëdhënie me Jusufin, ndërmjet të cilit do mbërrinte tek Jamani.
E névrikosur për këtë, ajo thotë para Adaletit se do kishte qenë një person i arsimuar e me diplomë siç është Nana, nëse vëllai i saj Xhengeri nuk do ia kishte djègur të ardhmen. Sapo Xhengeri vjen, motra e tij largohet ndërsa Xhengeri shpjegon se si sëmùndja e të birit ia ka márrë aq shumë mendjen dikur, saqë ai ka ndikuar edhe tek motra e tij Ajnuri. Që aty, Xhengeri shkon në zyrën e Jamanit, sëbashku me Nanën. Kjo e fundit, lexon rregullat të cilave duhet t’i përmbahet por nuk është dakord me të gjitha.
Ajo e shikon si të páshëndetshme që të mos flasin mbi humbjen e Seherit, ndërsa Jamani me ulérimë ia thekson që ai rregull nuk duhet të cënóhet kurrë. Nana e lë me aq bisedën e ashpèr mes tyre dhe fokusohet tek Jusufi. Ndonëse i merr disa orë përpjekja saj, ajo ia del që t’a bindë Jusufin të hajë ushqim. Të gjithë mrekullohen nga arritja aq e shpejtë e Nanës, ndërsa Nana shfrytëzon momentin për të shkuar fshèhurazi në dhomën e Jamanit, ku do fotografojë àrmèn që ai mban në sirtar. Për më tepër, e dëgjon atë tek bisedon në telefon, ku kërkon që të bëjnë kërkime për të, për Nanën, duke thënë se tek ajo ka diçka që nuk shkon.