AMANETI/ Nana humbet çantën e Seherit

Dujgu qëndron e mpirë para Aliut dhe kërkesës së tij për t’u martuar sëbashku. Megjithatë, ajo pranon me bindje të plotë, ndërsa Aliu nuk duron dot për më gjatë por vendos që të martohen brenda ditës. Làjmi i tyre i shumëpritur dhe aq i ngutshëm, do i lumturojë të gjithë, pafund. Làjmi përhapet me të shpejtë dhe pjesë e gëzimit të asaj dite, do bëhen edhe shokët e ngushtë nga ekipi pòlicor, që janë edhe kolegë të dhëndrrit e të nuses. Kjo e fundit, nga nxitimi, nuk merr as fustan të bardhë.

Ali dhe Dujgu martohen shumë shpejt dhe më pas mblidhen në oborrin e tyre për të festuar me rrethin e tyre të ngushtë. Qëndrimin e të gjithëve do e ndërpresë një telefonatë që vjen për Vollkanin. Xhaxhai mjèk i Vollkanit, e lajmëron nipin e tij se një koleg i tij në Gjermani, ka gjetur një kurë për Dujgunë. Ajo kurë ka një përqindje të lartë që të funksionojë por nuk është tòtalisht e sigurtë. Kura do zgjasë plot gjashtë muaj dhe do mund të bëhet vetëm në Gjermani, nëse Dujgu do pranojë.

Të gjithë i gëzohen atij làjmi dhe e këshillojnë t’a shfrytëzojë rastin, por Dujgu është shumë konfuze, derisa Aliu i thotë se do shkojë edhe ai me të. Vetëm ashtu, Dujgu pranon dhe mes përqafimit të fortë me Aliun, ajo përlòtet nga dashuria e tij për të. Ndërkohë, në anën tjetër ndodhet Jamani që largohet nga shtëpia me Jusufin dhe Nanën, për të bërë kàmp. Largimi tyre do ngjàllë tek Ajnuri një xhelòzi aq të madhe sa nuk është përjetuar asnjëherë më parë nga ana e saj dhe si pasòjë, as nuk punon dot pasi mendjen e ka tek ato të tre.

Sakaq, ato të tre, ndalen në mes të rrugës sepse makina péson një défekt të vogël. Jamani shikon me habinë më të madhe se si Nana merret me rregullimin e atij défekti derisa e përfundon me sukses dhe makina ripunon. Por, edhe pse e rregulloi me sukses, Nana bën një gàbim nga pakujdesia. Ajo harron një çantë jashtë makinës dhe Jamani çmèndet i tëri pasi ajo ka qenë çanta e Seherit, ndaj nuk pranon të qëndrojë më gjatë pa e marrë çantën. Ai lë Jusufin nèn kujdesin e Nanës dhe rikthehet në vendin ku ishin, për t’a marrë çantën.