Aisheja i zemërohet shumë Feritit, duke besuar se ai ka futur në depresion një femër tjetër. I zotuar se do e sqarojë gjithë situatën, Feriti shkon të ballafaqohet me Jeshimin, me të cilën takohet për herë të parë pas plot dhjetë vitesh.
Ai rrëfen gjithçka ka bërë Pelini, çfarë i ka shkaktuar në marrëdhënien me Aishen e çdo gjë me rradhë dhe në këmbim pret një përgjigje nga Jeshimi, të cilën ajo nuk e jep fare. I zemëruar ende më shumë, Feriti largohet.
Jeshimi qan dhe kritikon ashpër të motrën për atë çfarë ka tentuar të bëjë por brenda pak çastesh, mbledh veten dhe shkon në komisariat, para Feritit dhe Aishes, ku thotë me gojën plot se Feriti s’ka lidhje me traumën e saj.
Sakaq, në anën tjetër ndodhet Jamani që sëbashku me Nanën nis të kërcejë për t’i mësuar Jusufit kërcimin tradicional. Ato i shikon Ajnuri, e cila mbushet aq me urrejtje sa i premton vetes se do arrijë t’a dëbojë Nanën që aty.