AMANETI/Nana do marrë shokimin e rradhës nga një person i afërt

 

Pelini takohet me Korajin në oborrin e komisariatit, ku ajo i thotë me bindje se Feriti është shumë i zgjuar, i zgjidh të gjitha dhe për këtë arsye nuk duhet të ngatërrohet me të. Në ato momente, Feriti po tenton sërish me Aishen.

Kësaj rradhe, Aishe është ende më e gatshme për të pranuar një tjetër tentativë me të. Sakaq, në anën tjetër ndodhet nana që për shkak të hallës së Jamanit, këtij të fundit po i qëndron shumë larg dhe ndonjëherë për rrjedhojë edhe Jusufit.

Halla e Jamanit e vëren këtë gjë dhe gëzohet por njëkohësisht, edhe Jamani do i qëndrojë asaj larg, për shkak të Seherit që ka në mendje por edhe në zemër. Personi që do e shokojë Nanën, nuk do jetë më halla.

Ajo telefonon shoqen për të ndarë me të hallin që e ka zënë dhe ajo, ndan të njëjtin mendim me hallën e Jamanit, se Nana dhe Jamani nuk ngjajnë aspak sikur kanë raportin “pronar-punonjës” por sikur janë çift.