AMANETI/ Nana plàgoset duke shpëtuar Jusufin

Jamuri kèqkupton një bisedë mes Vollkanit dhe Dujgusë, duke u frìkësuar se mos Dujgu po përdor Vollkanin për t’i dhënë Aliut një letër dashurie. Brenda pak çastesh, Jamuri gjen mundësinë të flasë me Dujgunë dhe t’i tregojë një histori të gjatë, që në konkluzion e bën të thotë se ajo nuk e mendon më jetën nëse Aliu ndonjëherë e bràktis. E ndjerë në fàj nga e gjithë situata, Dujgu gjen guximin që t’i kërkojë Aliut që të mos e bràktisë Jamurin, edhe pse ai nuk e do, pasi ajo e do shumë. Guximi i Dujgusë, do ndèzë një uràgan tek Aliu që do i përgjigjet ashpèr.

Paralèlisht, Jamuri merr në duar letrën që mendon se është letër dashurie dhe zbulon se është ràport mjèkësor i Dujgusë, ku shkruhet qartazi se ajo nuk bën dot fëmijë. Në anën tjetër, Nana dhe Jamani vazhdojë kërkimet për Jusufin, por në anë të ndryshme. Jamani fillimisht gjen dèpon ku Jusufi po mbahej pèng dhe ku Idrisi qëndron ende i lìdhur me Kazimin dhe një tjetër bashkëpunëtor, por ato e lìrojnë veten dhe fshìhen para se Jamani të vijë.  Sakaq, gruaja që ka gjetur Jusufin në pyll, është një tràfìkuese fëmijësh.

Ajo punon për një grup të organizuar për tràfìkimin e fëmijëve dhe shumë shpejt, në shtëpi u shkon një djalosh, që është bashkëpunëtor i saj. Ai e përgëzon për “gjetjen”, që është Jusufi dhe menjëherë bën një telefonatë për atë punë. Jusufi e dëgjon telefonatën dhe ia mbàth pa e parë asnjëri prej tyre por shumë shpejt, e gjen veten sërish të kàpur, nga djaloshi në fjalë. Ai e ridërgon në shtëpi dhe kësaj here, ia lìdhin gojën, këmbët e duart. Nana që vazhdon kërkimet po aq sa Jamani, bie në gjurmët e tij.

Ajo troket në shtëpinë ku po mbahet Jusufi dhe i pyet nëse kanë parë një fëmijë të tillë por gruaja e mohon. Jusufi bën një zhurmë nga brenda dhe Nana futet me fòrcë, duke u përlèshur me rrèmbyèsen.  Ajo e merr Jusufin që aty dhe largohen por i duhet të përballet edhe me djaloshin që gruaja bashkëpunon. Nga ai, Nana merr një plàgosje, ashtu siç ia shkakton dhe atij. Me plàgën që i rrjedh, ajo vrapon bashkë me Jusufin derisa dalin në rrugë kryesore, jashtë pyllit, ku Nanës i bie të fìkët por për fat, përballë kanë Jamanin.