Nana mëson se tradita e vendosjes së kënasë edhe në dorën e saj, është që beqaret të martohen, ndaj menjëherë e fshin dhe i betohet vetes se nuk do ndalojë së luftuari kundër ndjenjave të saj për Jamanin.
Por, çdo gjë e shtyn drejt tij, aq sa edhe hallë Akça ia lë Nanës vendin e saj për dëshmitare në martesën e Ikrës me Eminin. Pas ceremonisë, ato përshëndeten për t’u larguar dhe gjatë përshëndetjes, Ikra i kërkon Nanës të dëgjojë zemrën.
Edhe pse Nana e mohon dashurinë që ka për Jamanin, Ikra ngulmon, aq sa e dëgjon edhe Jamani. Megjithatë, Nana e mohon deri në fund. Jamani që i dëgjoi të gjitha, i mendon pa ndaluar fjalët e secilës, Ikrës dhe Nanës.
Sakaq, në anën tjetër ndodhet Feriti, i cili me mprehtësinë dhe planet e tij, arrin dy gjëra të mëdha; i vërteton Aishes që ai nuk po i vardisej vajzës dhe arreston babanë e vajzës, pasi e detyron të rrëfejë krimin që ka bërë me ilaçet.