Aisheja ndodhet në sallonin e shtëpisë me Doanë dhe dadon e saj, kur enèrgjia elektrike ndërpritet. Ato vërejnë se është ndërprerë edhe uji dhe nga mosqëndrimi në shtëpi, vendosin të shkojnë në një hotel. Feriti i shikon dhe u shkon menjëherë pranë, duke i ftuar në shtëpinë ku po qëndron ai, por Aisheja nuk pranon, derisa pranë u shkon hallë Sulltana dhe i bind të qëndrojnë në shtëpinë e saj. Atë natë akomodohen mjaftueshëm mirë, por në mes të natës, zgjohen paprìtmas njëherazi për të pirë ujë dhe gjejnë mundësinë për dèbat.
Ndërsa mëngjesin e të nesërmes, Aisheja zgjohet pa Doanë pranë. Me nxitim kontrollon dhe e gjen në kuzhinë, duke i gatuar Feriti dhe duke i treguar nga fëmijëria e tij. Po atë mëngjes, në dhomën tjetër, dadoja e vajzës trèmbet nga ardhja e Vollkanit në dhomë, i cili nuk ishte në dijeni të prezencës së saj. Nga frìka, ajo ia përplàs derën në kokë, duke i shkaktuar një plàgë të lehtë por menjëherë sqarohen dhe kërkon falje. Të gjithë sëbashku, si një familje e madhe, ulen të hanë mëngjes.
Teksa po hanë mëngjes përballë njëri tjetrit, Feritit i vjen një mesazh nga kòmisariati, ndërmjet të cilit e lajmërojnë se rrezìku i Aishes vazhdon ende, sepse nuk është gjendur akoma krìmìneli në fjalë. Atë mesazh e merr edhe Aisheja, e cila frìkësohet shumë, më shumë për të bijën, por Feriti i premton se do e rregullojnë atë punë, pa u ndjerë fare. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Jamani dhe Nana, që qëndrojnë përballë Jusufit, i cili ka shumë pyetje për rikthimin e tij në shkollë.
Ai pyet nëse shokët dhe shoqet mund t’a kenë harruar dhe tregon gjithë frìkërat që ndjen por të dy sëbashku arrijnë t’a qetësojnë, duke i dhënë këshillat dhe udhëzimet e duhura. Sëbashku, Jamani me Nanën e shoqërojnë në ditën e parë të rikthimit të tij në shkollë dhe pasi Jusufi futet brenda, Nana vendos të shkojë në lokalin ku ishte me Idrisin. Me taktikat e saj, Nana arrin të shikojë kamerat e sìgurisë, ku qartazi dallohet Idrisi duke i prekur telefonin gjatë kohës që ajo ka shkuar në tùalet.