Dujgu merr sugjerimin e Vollkanit për t’i shkruar Aliut një letër, në të cilën do i tregojë gjithçka që nuk e lejoi t’ia thoshte gojarisht. Teksa ia shkruan letrën, nga sytë vetëm i rrjedhin lòt. Aliu e shikon në distancë por nuk i afrohet. Në përfundim të letër, ajo ia lë mbi tavolinë në një moment kur ai nuk ndodhet aty dhe pikërisht në atë moment, Dujgu merr një telefonatë nga Jamuri që i kërkon t’i shkojë pranë për të biseduar. Ajo telefonatë, është e tëra një kúrth i mirëplanifikuar i Jamurit.
Sapo Dujgu i shkon në dhomë, Jamuri bën sikur i del një punë urgjènte, që Dujgu të mbesë e vetme në zyrë, t’i përgjigjet telefonit të zyrës dhe të marrë làjmin e rrémë sikur Jamuri është shtatzènë. Ajo telefonatë shkakton ende më shumë lòt tek Dujgu, e cila ia përcjell làjmin Jamurit sapo vjen dhe më pas largohet. Dujgu nxiton të marrë letrën që i kishte lënë Aliut dhe ia del t’a marrë pa e lexuar ai. Ndërkohë, në anën tjetër ndodhet Nana, në shtëpinë e Jamanit, me shokimet e njëpasnjëshme që merr brenda ditës.
Idrisi ia ka përshkruar Nanës Zijain si një përbíndësh të fríkshëm që híqet si i pafàjshëm por atë ditë, personat e shtëpisë do ndikojnë në mendimet e saj. Një më një, të gjithë bëjnë nga një video për Zijain, që ai t’i shkojë teksa ndodhet i shtrirë në klínikë, pasi ka nevojë për kurajo. Secili prej tyre flet anë vetëm pozìtive për të dhe madje pas kamerave, ato përlòten. Nana çuditet shumë sepse e mendonte atë një vràsès mízor por ende më shumë i ndërron mendimi, kur lexon një mesazh në telefonin e Jamanit, nga dòktori i Zijait.
Ai i tregon se Zijai ka përsëritur disa fjalë të caktuara, vazhdimisht dhe duke i marrë ato parasysh, Jamani gërmon tokën pranë pemës në oborr, nga ku dalin letra e gjëra me vlerë shpirtërore, aspak materiale, të cilat Zijai i ka lënë amanet për familjarët e tij. Jamani shkëputet për pak sepse Nedimi ka nevojë të marrë vendimin e tij mbi personin që e zùnë duke i tràdhtuar. Kur Jamani mëson se ai ka një grua e dy fëmijë, e tërheq vendimin për vràsjè por jep urdhër që ato të mos shkèlin më në Stámboll dhe këto fjalë, e ndryshojnë tërësisht mendimin e Nanës për të.