Aliu mëson nga eprori tij se Dujgu ka bërë kërkesë për zhvendosje nga zyra por përpiqet të mos i japë rëndësi. Vetëm pak çaste më vonë, për Dujgunë do vijë një buqetë me lule nga Jasemini por Aliu mendon se Dujgu ka dikë tjetër në jetë. Ai kèqkuptim i përforcohet kur Dujgu telefonon Jaseminin për t’i thënë se e do shumë dhe ende më shumë e bind veten kur ajo kërkon të largohet pas një telefonate tjetër që merr. Dujgunë e telefonon mjèku për t’i thënë se kanë gjetur një kurim për situatën e saj, por Aliu nuk e lejon të largohet nga orari punës.
Ai pàndeh të jetë duke ndaluar një takim dashurie, gjë për të cilën bindet kur shikon Dujgunë duke u përqafuar me dòktorin, që në atë moment është pa uniformë. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Jamani, që risjell në shtëpi Nanën, ardhja e të cilës do bëjë që Jusufi menjëherë të hapë derën. Ajo kupton se Jusufi është i zemërùar me xhaxhain e tij dhe ky i fundit tentont t’i flasë, por Nana i del përpara dhe i kërkon të bëjë durim edhe për pak kohë. Jamani dètyrimisht largohet nga dhoma, por mllèfi e shoqëron ende, deri në një pikë.
Ai mban shumë mllèf ndaj Nanës derisa e dëgjon atë duke i folur Jusufit mirë për të, për Jamanin. Me të qetësuar Jusufin, Nana i shkon në zyrë Jamanit, për t’i thënë se duhet t’i heqë ndàlimet për Seherin, nëse do që Jusufi t’a marrë veten. Jamani i nèvrikosur, thotë se të tilla budàllallëqe i ka dëgjuar dikur edhe nga një psìkolog dhe pa e zgjatur më tepër atë bisedë, ai largohet për tek vàrri i Seherit. Nana ndërkohë i flet mjaftueshëm Jusufit sa për t’a bindur që të hajë. Kur kthehet Jamani në shtëpi, ai gjen Jusufin në tavolinën e ngrënies.
Jamani vetë nuk ulet dot, pasi Adaletit i rrëshqet nga goja një koment për Seherin dhe ai largohet për në dhomë. Nana i shkon nga pas dhe e gjen duke bërë plane me Nedimin që të largohet jashtë vendit për punë, gjë që i jep asaj guximin t’a quajë “egoist” që po e lë Jusufin në atë dhìmbje. Jamani ndikohet dhe i shkon pranë Jusufit, para të cilit për herë të parë pranon me lòt në sy se Seheri i mungon shumë. Nana ndërkohë, gjen rastin për t’u futur në zyrën e Jamanit, ku do lexojë një letër në të cilën deklarohet se Azizi është fàjtori i vdèkjes së Seherit.