AMANETI/ Nana pèson një aksìdent

Nana sillet shumë çuditshëm pasi mendja e saj është vetëm tek plani i Idrisit dhe fakti që ajo nuk ka një mënyrë të sigurtë se si mund t’a mbrojë Zijain nga ai. Jamani e vëren se ajo nuk është si ditët e tjera, pasi çdo gjë e bën mbrapsht, është pasive dhe nuk flet thuajse aspak. Ai e pyet se çfarë po ndodh por Nana e mbulon gjithë gjendjen e saj vetëm duke thënë se po kalon një ditë jo të këndshme. Pasi përfundojnë lojën që bën Jusufi me fëmijët në rrugë, ato kthehen në shtëpi për të vazhduar rutinën e përhershme.

Nana vijon t’a ketë mendjen vetëm tek plani i Idrisit dhe për të bërë ndonjë gjë që t’a ndalojë, ajo përgatitet të dalë nga shtëpia por në derë, Jamani e kthen mbrapsht. Ai kërkon të bisedojë me të lidhur me shkollën e Jusufit, për të cilën i thotë Nanës se ajo ka pasur të drejtë, se Jusufi nuk ishte ende gadi për t’u rikthyer në shkollë. Nana e aprovon me kokë dhe merr të largohet sërish por Jamani nuk ka mbaruar. Ai shpjegon detajisht se mësimet e Jusufit do zhvillohen në shtëpi me mësues prìvat.

Me t’a mbaruar atë bisedë, Nana largohet por për shkak se sjellja e saj është shumë e pakuptueshme për të, Jamani vendos t’i vìhet nga pas për të mësuar se çfarë po ndodh. Teksa e vëzhgon nga larg, Jamani nevrìkoset me veten pasi thotë se nuk ka ç’i duhet se çfarë bën Nana jashtë punës. Sapo merr të largohet që aty, Nanën e aksìdenton një makinë sepse ajo e pret rrugën pa e kontrolluar fare rrugën. Jamani e dërgon me nxitim në spìtal por gjatë qëndrimit aty, Nana vetëm sheh màkthe me Idrisin, të cilat nuk i shpjegon dot kur zgjohet.

Sado që thotë se është mirë dhe nuk ka nevojë të qëndrojë në spìtal, Jamani nuk e lejon të largohet pa dhënë miratimin dòktori. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Feriti, Aisheja dhe Doaja. Kjo e fundit, konsumon fshèhurazi luleshtrydhe, ndonëse e di se i bëjnë alèrgji. Aisheja nxiton për në fàrmaci por Feriti nuk e lejon sepse ka frìkën e màfìas që ndodhet në ndjekje të saj. Ai ofrohet të shkojë vetë dhe teksa gërmon në sirtar për recetën e ilàçit për alèrgji, ai gjen një letër të Aishes ku ajo ka shkruar për të.