E dashura e re e Aliut, Jamuri, është në dijeni të historisë që ai ka pasur me Dujgunë, ndaj me rikthimin e Dujgusë, ajo vendos të bisedojë shkurtimisht me të. Pyetja e Jamurit është e qartë dhe e sinqertë. Ajo dëshiron të dijë nëse Dujgu ende ndjen ndonjë gjë për Aliun, pasi nuk do të ndërhyjë mes tyre. Dujgu thotë me gojën plot se nuk ka më asnjë shpresë për të dhe Aliun dhe për më tepër, u uron atyre shumë lumturi. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Jamani dhe përballë tij qëndron Nana me Xhengerin, teksa Jamani shpjegon rregullat.
Nana nuk bie dakord me rregullin ku Jamani kërkon që të mos përmendet kurrsesi Seheri. Ajo ngulmon se duhet t’a flasin dhìmbjen më të madhe të Jusufit, ndërsa Jamani me ulërìmën e tij thotë fjalën e fundit dhe e ndalon diçka të tillë. Për ardhjen e Nanës, i vetmi person që nuk është dakord dhe ndjen xhèlozi, është Ajnuri, motra e Xhengerit. Ajo thotë para Adaletit se do kishte qenë e arsimuar nëse Xhengeri nuk do ia kishte djègur të ardhmen dhe në ato momente do mund të kishte qenë vetë pranë Jusufit.
Shpresa e Ajnurit është të arrijë tek zemra e Jamanit, ndërmjet Jusufit por ardhja e Nanës e prìvon nga diçka e tillë. Nana që atë ditë, fillon punën me Jusufin. Jusufi tashmë e do atë mjaftueshëm ndaj dhe punën do e ketë më të lehtë. Me përpjekjet e duhura, ajo arrin suksesin e parë me të, duke bërë që Jusufi të pranojë të hajë. Të gjithë e shikojnë me admirin, ndërsa Jamani me shumë çudi. Çaste më vonë, Nana dëgjon që Jamani po bën një mbledhje në verandën e shtëpisë ndaj nxiton për tek zyra e tij, fshèhurazi.
Ajo fotografon àrmèn që Jamani mban në zyrën e tij por menjëherë Nana ndjen hapat që po afrohen, prandaj fshìhet. Teksa qëndron e fshèhur në zyrën e tij, ajo dëgjon Jamanin në një telefonatë, ku urdhëron që të bëjnë kërkime për të, për Nanën, si dhe shton se ajo i jep një ndjesi shumë të kèqe, sikur diçka nuk shkon me të. Ndonëse me atë mendim për Nanën, Jamani nuk ndërhyn kur e shikon atë më vonë, duke kërcyer me Jusufin në bahçen e shtëpisë. Ai as nuk e përgëzon, as nuk e krìtikon, por i vëzhgon nga larg.