Aisheja kërkon të dalë nga shtëpia, ku ndihet si të ishte në bùrg, por Káraja i dërgon një tjetër mesazh, ku i tregon se rrezìku për të vijon të jetë ende prezent, prandaj ajo nuk duhet të dalë në rrugë. Gjatë kohës që Aisheja po bisedon me Káranë në telefon, Feriti bind Doanë që ajo të kërkojë të shikojnë të gjithë film sëbashku. Doa e bind nënën e saj por teksa shikojnë filmin, Sulltanën e zë gjumi ndërsa Nesheja largohet për një telefonatë të rëndësishme. Para ekranit, mbetet vetëm familja: Feriti, Aisheja dhe vajza tyre Doa.
Ndërkohë, në anën tjetër ndodhet ende Nana në spítal dhe Jamani që nuk i ndahet nga koka. Teksa qëndron pranë Nanës, Jamanit i hídhet në qafë një zonjë e moshuar, që e thërret me një emër tjetër dhe e quan ” biri im”. Ato kuptojnë se e moshuara ka humbur kujtesën dhe për momentin ka dalë edhe nga shtëpia e saj pa e parë njeri, prandaj vendosin t’a mbajnë në dhomën e tyre derisa të gjenden famijarët, të cilët pólicia nis t’i kërkojë menjëherë. Gjatë qëndrimit aty, e moshuara nis të ushqejë Nanën.
Ajo e pàndeh të jetë çift me Jamanin, gjë që këtë të fundit e síkletos aq shumë saqë largohet fare nga dhoma. Nana shfrytëzon situatën, shkruan ” vëllai i juaj është shumë në rrezìk ” në një letër anònime dhe ia fut brenda në xhaketën që Jamani ka lënë në dhomë. Këtë e shikon si mundësinë më të artë që t’i tregojë Jamanit çdo gjë, pa e nxjerrë veten se është motra e Azizit, por plani nuk shkon siç ajo kishte planifikuar, sepse i tërë plani príshet për shkak të zonjës së moshuar.
Sapo kthehet Jamani në dhomë, ajo nis të sistemojë dhomën dhe teksa vendos xhaketën në një tjetër kënd, letra bie nga xhepi. Ajo e shikon letrën në tokë, e pàndeh të parëndësishme dhe e hedh menjëherë në koshin e mbèturinave. Brenda pak çastesh, zonjën e merr djali i saj dhe ajo largohet, ndërsa Nanës i lë një pánik ende më të madh sepse koha po afrohet dhe Jamani nuk ka më një letër për të lexuar. Nga ànkthi, Nana shikon màkth në gjumë dhe Jamani e zgjon por ajo nuk i tregon assesi se çfarë po ndodh.