Nana qëndron e mpirë para propozimit të Lukës, të cilit me keqardhje për të, i thotë se e ka përzemër vetëm si shok. Por përtej tronditjes që merr, Luka pranon të jenë vetëm shokë dhe e vlerëson për këtë. Mirëpo, Jamani e keqkupton.
Ai i shikon duke biseduar qetësisht para njëri tjetrit dhe pandeh se Nana e ka pranuar propozimin e tij, ndaj dhe nxjerr inatin duke i kërkuar të mos sjellë më askënd në shtëpi, por t’i bindet rregullave që ai ka vënë.
Mëngjesin e të nesërmes, Xhengeri sëmuret ndaj Nana ofrohet t’i dorëzojë Jamanit në kompani një dosje që ia kishte kërkuar Xhengerit. Përveç debatit që rindezet mes tyre, ato mbesin në ashensor sëbashku dhe nga frika, Nana nis të qajë.
Atë e pajton Jamani, i cili del nga ashensori duke e mbajtur Nanën në duar, gjë që e irriton Nedimin. Paralelisht, Aisheja vendos t’i japë një shans Feritit, ndërkohë që kundra tyre po bën plane Koraji, bashkë me vajzën që ka ardhur t’i hakmerret Feritit.