Dujgu kthehet nga puna me lòt në sy, duke rrëfyer para Jaseminit se nuk duron dot t’a shohë Aliun duke u kujdesur për të dashurën e tij të re, Jamurin. Jasemini i sugjeron që të flasë me Aliun e t’i tregojë të vërtetën përse e ka bráktisur por Dujgu refuzon dhe rikujton arsyen përse e bráktisi. Atë arsye, e dëgjon dhe e mëson për herë të parë nëna e saj, Semraja, e cila nxiton për tek Aliu, pasi do t’a shohë vajzën krah tij. Semra nuk flet dot, pasi shikon se Aliu nuk është më beqar, ndaj dhe tërhiqet, duke sajùar një jústifikim për trokitjen e saj në derë.
Semraja kthehet dhe përqafon Dujgunë mes lótësh, ndërsa në shtëpi u troket Sulltana. Sapo shikon Dujgunë, Sulltana e réndon me fjalë, thotë se nuk i do as byzylykët që ka harruar në shtëpinë e tyre dhe largohet. Dujgu merr veten dhe shkon në punë sërish, por gjendja vetëm sa përkèqësohet. Jamuri dëshiron t’i bëjë një dhuratë Aliut për muajin e tyre të parë të lidhjes, por ende nuk e njeh aq mirë. Ajo kërkon sugjerim nga Kàraja por Kàraja nuk di çfarë t’i thotë, prandaj Jamuri i drejtohet Dujgusë, e cila pranon t’a ndihmojë.
Në anën tjetër ndodhet Nana. Fillimisht ajo krítikohet tepër ashpèr për ushqimin që nxori nga frigoriferi, të cilin e kishte gatuar dikur Seheri. Ajo nuk i tregon dot Jamanit se ia sugjeroi Ajnuri, por thotë se e kishte dëgjuar që i pëlqente ai ushqim, ndaj dhe e nxori. Për atë veprim, Nana merr paralàjmërimin e duhur por fati do që ato të përplàsen sërish dhe ende më réndë. Kjo, sepse Jusufi gjen në dèpo një biçikletë fëmijësh, të paketuar dhe me një shënim të shkruar me shkrim dore, nga tezja e tij Seheri, e cila ndërroi jetë para se t’ia jepte dhuratën atij.
Dhurata, por më tepër shkrimi, e emocionojnë aq shumë Jusufin saqë ai péson një krízé emocionale. Ai, mes lótësh, shkon në pemën e limonit që ka mbjellë Seheri dhe Nana që i shkon nga pas, i betohet se ajo është aty me të, në çdo gjethe e degë limoni, ndaj duhet të kujdesen për atë pemë. Jamani e dëgjon dhe krítikon ende më ashpèr Nanën, të cilën e paralàjmëroi të mos i fliste Jusufit për Seherin, por Nana ngulmon se Jusufi ka nevojë për shpresë dhe jo të zhytèt në errésirën e xhaxhait të tij.