AMANETI/Nedimi i kërkon Jamanit që t’a vrasë

Doa kujdeset për Feritin që plogështohet i tëri nga mendimi se Jamani ka vdekur. Pa e ditur se është babai saj biologjik, ajo kujdeset për të, derisa në shtëpi vjen Koraji. Ky i fundit, debaton me Aishen dhe largohet nga shtëpia.

Ai e përmend Doanë si të ishte realisht vajza tij, ndaj Aisheja ia thekson se nëse do vazhdojë me të tilla budallalliqe, nuk do e lejojë më t’a shohë të voglën. Sakaq, njerëzit e Nedimit po kërkojnë Jamanin por pa rezultat.

Menjëherë të nesërmen në mëngjes, Jamani telefonon Feritin për të kërkuar ndihmë prej tij. Feriti gëzohet aq sa përlotet dhe menjëherë fillon punën. Ndërkohë, Jamani me ndihmën e Nanës, arrin të zërë një person.

Sapo ai hap gojën të flasë, Nedimi e qëllon me plumb dhe e vret por këtë e justifikon sikur e bëri për t’a mbrojtur Jamanin. Që ky i fundit të mos dyshojë fare, Nedimi ia dorëzon armën Jamanit, duke i thënë se nëse dyshon tek ai, le t’a vrasë më mirë.