Jamani kërkon ti shkojë në fund ngjarjes së rëndë të ndodhur Xhengerit, Ai niset për në komisariat ku dhe takon Feritin dhe ia bën të qartë se do bëj çdo gjë për ta zbuluar vrasjen e tij.
Nedimi merr një telefonatë nga Nana e cila dyshon se ai ka dorë në aksidentin e Xhengerit por ai e mkohon totalisht një fakt të tillë. Madje paftyrsia e tij arrin deri aty sa iu shkon në shtëpi.
Ai hiqet si mik i familjes dhe nis ti ngushëllojë për vdekjen e Xhengerit. Ai u thotë atyre se do u mungojë shumë të gjithë shoqërisë. Ndërkohë në shtëpi ka rënë trishtimi i madh ku ajo që e ndjen më shumë është Ajnuri.
Edhe pse dhimbja e tyre është e madhe, edhe Aisheja vuan për sekretin që ajo mban prej kohësh. Feriti ndërkohë kujdeset për Doanë edhe pse nuk është vajza e tij dhe për këtë Aisheja ndihet në faj pasi nuk ia thotë dot të vërteten.