Në shtëpinë e Jamanit vjen një pako për Nanën, brenda së cilës është telefoni i saj i rregulluar. Në pako ndodhet edhe kodi telefonit i shkruar në një copë letër, gjë që ia lehtëson Ajnurit hapjen. Sapo e shikon Nana, ajo tenton t’ia marrë por nuk arrin dot sepse Jamani dëgjon zhurmën e grìndjes së tyre, u shkon pranë dhe Ajnuri e përball me videon që vërteton se Nana është motra e Azizit. I xhìndosur, Jamani pyet Nanën nëse diçka e tillë është e vërtetë dhe ajo e pohon. Ai humbet torùan dhe në çast nis të ùlërasë.
Nana, qëndron përballë tij dhe një më një, tregon çdo gjë, siç ia ka shkruar në letër por pa i treguar që do rrëfehej vetë dhe për këtë i ka lënë një letër në zyrë. Pasi përfundon gjithë rrëfimin dhe Jamani i betohet se ajo do e pagujë, Nana bie në tokë pa ndjenja. Të gjithë shpërndahen në dhomat e tyre, përveç Nedimit. Teksa Jamani në dhomë kujton çdo gjë të çuditshme që ka vënë re më përpara tek Nana, Nedimi fshehurazi e merr Nanën në krahë, e fut në makinën e tij dhe e dërgon në një vend larg shtëpisë së Jamanit.
Ai i lë para për taksi sapo ajo zgjohet dhe Nana merr të largohet me taksinë e parë që gjen por për shkak se kanë nga pas njerëzit e Idrisit që tentojnë t’a vràsìn, taksisti e zbret nga makina e tij sepse frìkësohet. Në ato momente, Jamani zbulon se Nana është zhdùkur por Nedimi nuk e pranon se e ka larguar ai dhe Jamani as që e dyshon, ndaj thjesht jep urdhërin që të fillojnë menjëherë kërkimet për të. Ndërsa në anën tjetër ndodhet shoku i Jamanit, komìsar Feriti dhe ish gruaja e tij, Aisheja.
Ai ende e dashuron, ashtu siç Aisheja atë, ndaj nuk qëndron dot gjatë i hìdhëruar me të dhe e fal kur ajo kërkon falje. Në nderim të pajtimit, ato ulen të hanë sëbashku drekën në punë por Feriti largohet nga zyra për fare pak çaste dhe ato çaste do bëjnë kthesën e pakëndshme, sepse Aisheja lexon në ekranin e tij mesazhe me simbole zemrash, që vijnë nga një emër femre. Duke xhelozuar pafund, ajo largohet. Aisheja nuk i thotë asgjë Feritit por kur ai shikon telefonin, e kupton menjëherë dhe gëzohet që ajo u bë xheloze.