Një grua e panjohur, e moshuar, i hídhet në qafë Jamanit duke e përqafuar pa ndalim. Ajo është një zonjë e sëmùrë që e ka humbur kujtesën dhe ngàtërron çdo njeri. Tani, ajo pándeh se Jamani është djali i saj dhe Nana nusja e shtëpisë, ndaj kësaj të fundit i shkon pranë dhe ia ushqen me patjetër tabakanë e ushqimeve që infèrmierja ka sjellë. I dètyruar, Jamani qëndron pak më gjatë në dhomë, derisa të gjendet familja e të sëmùrës pasi ajo me siguri është larguar nga shtëpia pa i thënë gjë njeriu.
Jamani largohet për pak nga dhoma dhe Nana shfrytëzon atë moment për t’i shkruar një letër Jamanit. Në formë anònime, ajo i tregon se vëllai i tij Zijai ndodhet në rrezìk dhe duhet larguar menjëherë nga ai spítal. Letrën ia fut brenda në xhaketën e tij por zonja e moshuar, teksa përpiqet të sistemojë dhomën e t’a vendosë diku tjetër xhaketën, e hedh në tokë letrën dhe duke menduar se është një letër e kòtë, e hedh atë në koshin e mbèturinave. Kështu, ajo prísh gjithë planin e shpëtimit të Nanës.
Brenda pak çastesh vjen djali i saj dhe e merr që aty, duke e falenderuar shumë edhe Jamanin edhe Nanën që e mbajtën aty për sigurinë e saj. E moshuara largohet por paníku nga mendja e Nanës jo. Atë e zë gjumi për shkak të iláçeve por në mendje e zemër ka vetëm fríkën për Zijain, ndaj shikon në ëndërr sikur rrëfeu çdo gjë para Jamanit dhe ai iu përgjigj me pístóletë në dorë. Ai màkth e zgjon nga gjumi dhe pa humbur kohë, i dërgon mesazh shokut të ngushtë që ai të blejë një kàrtë të re e t’ia dërgojë mesazhin e duhur Jamanit.
Sakaq, në anën tjetër ndodhet Aisheja, që vijon të qëndrojë në shtëpinë e Feritit si të ishte e búrgosur. Kara e lajmëron se rrezìku për të është ende ekzistent ndaj nuk mund të dalë nga shtëpia. Teksa ajo flet në telefon me Káranë, Feriti bind Doanë që të kërkojë të shikojnë një film të gjithë sëbashku. Gjatë atij filmi, Sulltanës i vjen gjumi, ndërsa Neshe largohet për një telefonatë familjare. Edhe Doanë vetë e zë gjumi dhe kështu, Feriti plotëson një nga ëndrrat e Aishes, që të shikojnë film sëbashku.