Nedimi dhe Jamani ndodhen në zyrën e këtij të fundit, duke pritur një telefonatë nga infòrmatori që kanë futur në shtëpinë e Azizit. Ai i telefonon, u rapòrton gjendjen në shtëpi dhe e mbyll telefonatën që t’u dërgojë menjëherë vendndodhjen e shtëpisë në të cilën po qëndrojnë, por në çast, Azizi futet në dhomën ku ai ndodhet dhe ua prìsh planet. Jamani kupton se çfarë ka ngjarë dhe ulèret e màllkon, aq sa e dëgjon edhe Seheri jashtë zyrës. Ajo futet brenda dhe Jamani menjëherë frìkësohet se mos ajo e zbuloi që po bën plane fshèhurazi ai.
Në fakt, Seheri ka dëgjuar vetëm zërin e ngritur dhe duke besuar tòtalisht tek ai, ajo pàndeh se ka të bëjë me kompaninë dhe nuk pyet fare për të ditur diçka më shumë, ndaj tema mbyllet me aq. Paralèlisht, Azizi kërkon që spìùnin t’a mbýllin në një dhomë e t’a mbajnë të lìdhur derisa ai t’i shkojë pranë. Idrisi kërkon që t’a vràsìn menjëherë por Azizi ngulmon se nuk do ketë vdèkje të tjera të qëllimshme. Pas diskutimit për të, Azizi i tregon se bileta dhe akomodimi për nënën e tyre është gadi dhe fluturimin e ka në mbrëmje të asaj dite.
Sa për ato të dy, Azizi ka marrë bileta për vetëm dy ditë më vonë por Idrisi sapo e dëgjon, provon t’a lërë për më vonë, duke thënë se dy ditë janë aspak të mjaftueshme për të rregulluar punët që do lënë aty. Azizi nuk i ndahet vendimit të tij të parë dhe largohet duke e bërë mëse të qartë ecurinë e planit të tij. Por, sjellja e Idrisit i shkakton atij shumë dýshime, ndaj dhe për herë të parë, ai kërkon nga krahu i tij i djathtë që të bëjë kërkime për Idrisin, se më ka kq qenë në kontakt së fundmi dhe çdo lëvizje që ai ka bërë.
Ndërsa në anën tjetër ndodhet çifti që pret të martohet, Aliu dhe Dujguja. Kjo e fundit, merr një telefonatë në momentin më të gëzueshëm, kur po bëjnë planet me gjithë shoqërinë e tyre. Asaj i komunikohet nga dòktori se gàbimisht, ai i ka dhënë përgjigjen e anàlizës së një tjetër personi dhe me kèqardhje tregon se anàliza e saj tregon që ajo nuk do mund të bëhet dot nënë. Làjmi i bie si bòmbè mbi kokë por sërish nuk e ndan dot me njeri përveçse me Jaseminin. Në një moment tenton t’i tregojë edhe Aliut por nuk e mbledh mjaftueshëm guximin.